• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00/ 28 qershor/ 2025

Shkup - Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takim i liderëve BE – Ballkani Perëndimor kushtuar planit të rritjes në të cilin do të marrë pjesë edhe eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos. Nga shërbimi për informim i Qeverisë informuan sot se të hënën do të mbahet takim tet – a - tet ndërmjet kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski dhe eurokomisares Kos, pas çka do të vijojë edhe takim dypalësh me delegacione të zgjeruara.  Të martën do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë panel do të flasin kryeministri Mickoski dhe eurokomisarja për zgjerim Marta Kos, pas çka do të vijojë konferencë e përbashkët për media. 

Shkup – Vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Hagë do të kenë pasoja pozitive historike për gjeneratat e ardhshme, vlerëson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në intervistë për tink-tenkun amerikan „Atlantic Council“. “Unë personalisht e quaj samit të gjeneratave. Mendoj se vendimet të cilat i miratuam do të kenë pasoja pozitive historike për gjeneratat e ardhshme. Mendoj se ishte kyçe që të merret vendim, veçanërisht për investimet e ardhshme të nevojshme për anëtaret dhe Aleancën”, thotë Mucunski.  Në intervistë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut flet edhe për rolin e SHBA-së në marrjen e këtyre vendimeve. 

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov. Takimi u mbajt në kuadër të forumit "Lidhshmëria globale e transportit" që mbahet në Stamboll, ku zëvendëskryeministri Nikolloski mbajti fjalim. Në takim, siç ka informuar ministria përkatëse, u theksua domosdoshmëria për ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, me theks të veçantë në Korridorin hekurudhor dhe rrugor 8, si parakusht për zhvillimin ekonomik rajonal dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë.

Shkup – Deri në këtë moment nuk ka ardhur ofertë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Korridori 10 sepse i gjithë projekti është kompleks dhe bankave u duhet kohë që të mund t’i analizojnë të gjitha gjërat, deklaroi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska.  Në konferencën për media në Qeveri, ku njoftoi për punën e bërë në vitin e parë të Qeverisë, ministrja tha se afati për dorëzimin e ofertave është 7 korriku kur do të dihen më shumë hollësi. 

Shkup– Lideri i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe sot do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Social-Demokrate gjermane (SPD), i cili nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne” mbahet në Berlin.  Në kuadër të kongresit, siç informon LSDM, Filipçe do të ketë takim me zëvendëskancelarin aktual të Gjermanisë dhe ministër federal për Financa, Lars Klingbajl, i cili njëherësh është edhe bashkëkryetar i SPD, ndërsa do të realizojë takime dypalëshe edhe me politikanë dhe funksionarë evropianë. 

Shkup - Kryetari i Lëvizjes ZNAM - për Maqedoninë tonë dhe kryetar aktual i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot në një deklaratë për mediat tha se partia e tij do t'i shpallë kandidatët për kryetarë të komunave deri në mesin e korrikut. "Ne deri tani kemi konfirmuar disa herë se ZNAM-i në këto zgjedhje do të marrë pjesë me lista kandidatësh për këshilltarë në mënyrë të pavarur si subjekt i ri politik. Dhe kjo është mirë për ne, për të kontrolluar se ku jemi dhe si është vetëbesimi ynë. Dhe përveç kësaj me kandidatët tanë për kryetarë komunash në të gjitha ato komuna që do të dalin si rezultat i negociatave me partnerët tanë politikë, që në këtë rast është VMRO-DPMNE dhe koalicionin që ata udhëheqin. Konsideroj se rezultati i këtyre negociatave do të dihet deri në mesin e korrikut. Bisedojmë për një numër më të madh komunash që nuk janë të përqendruara në një njësi zgjedhore ose në një rajon, por më gjerë në të gjithë vendin dhe pasi të përfundojë ky diskutim do t'i shpallim rezultatet", ka thënë Dimitrievski para fillimit të panel diskutimit "Përkushtim - llogaridhënie - rezultat", me rastin e shënimit të një viti të pjesëmarrjes së Lëvizjes ZNAM në Qeveri.

Shkup – Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski sot në konferencë për media në Qeveri informoi se ka rritje të caktuar të çmimeve në shitjen me pakicë, përderisa në shitjen me shumicë çmimet janë kthyer në nivelin si para vendimeve për kufizimin e marzhave dhe ngrirjen e çmimeve që përfunduan më 30 prill të këtij viti.  “Ka rritje të caktuara të çmimeve në tregjet e shitjes me pakicë, përderisa në shitjen me shumicë parimisht çmimet janë kthyer si para vendimit. Ka rritje të caktuara prej tre deri pesë për qind te produktet me qarkullim më të madh, përderisa te ato me qarkullim më të vogël si produkte për higjienë personale, ushqim të fëmijëve, pelena lëvizin prej 10 deri 20 për qind. Janë vërejtur ulje prej 20 deri 100 për qind te perimet dhe pemët”, tha Stojkoski. 

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska mbajti fjalim në hapjen e Olimpiadës së 7-të Ballkanike të Fizikës për nxënësit e shkollave të mesme, e cila nga sot deri më deri më 30 qershor po mbahet në Ohër. Në Olimpiadë marrin pjesë mbi 60 nxënës nga 14 vende të Evropës dhe 3 vende të Azisë, me profesorët-udhëheqësit e tyre. "Prania e këtyre të rinjve olimpikë sot në Ohër është rezultat i kureshtjes dhe dashurisë së tyre për shkencën, rezultat i punës së palodhshme, si të tyren ashtu edhe të profesorëve dhe mentorëve të tyre. Kjo është formula për ndërtimin e rinisë shkencore e cila që nesër do të jetë e gatshëm për zbulime që do ta ndihmojnë njerëzimin. Vazhdoni përkushtim ndaj fizikës sepse nuk ka përparim pa shkencë", tha ministrja Janevska.

Shkup– Kryetari i Lëvizjes ZNAM – për Maqedoninë tonë dhe kryetar aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski deklaroi sot se e mbështet propozimin e kryeministrit Hristian Mickoski për regjistrim elektronik të popullsisë.  Kryeministri Hristian Mickoski të enjten duke u përgjigjur në mbledhjen e kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve propozoi që vitin e ardhshëm të realizohet regjistrim i jashtëzakonshëm elektronik i popullsisë, por e kushtëzoi këtë me pranimin e një njësie zgjedhore “menjëherë”. 

Shkup - Shoferë nga Kumanova, Koçani dhe Makedonski Brodi janë arrestuar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se te një shofer nga Kumanova ishin matur 1,72 promilë alkool në gjak, ndërsa te një shofer tjetër, gjithashtu nga Kumanova, 1,67 promilë. Shoferët nga Makedonski Brod dhe Koçani gjithashtu kishin nivel alkooli në gjak mbi 1,5 promil. 

Shkup – Qyteti i Shkupit informon se sot dhe nesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim me aeroplan kundër formave të mëdha të mushkonjave, ndërsa më 30 qershor dezinsektim tokësor.  Dezinsektimi tokësor, siç informuan nga Qyteti i Shkupit, do të realizohet deri më 3 korrik, në periudhën prej orës 22 deri në orën 3.  Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.  Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Shkup - Në vendkalimin kufitar Tabanoc sot në mëngjes pritet rreth 30 minuta, përderisa në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  Lidhja Automote e Maqedonisë informon se intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. 

Shkup - Është ngritur procedurë hetimore kundër një 22-vjeçari nga Manastiri i cili dyshohet për veprën penale "vjedhje".  Nga Prokuroria publike njoftojnë sot se personi në fjalë është ende në arrati dhe se policia është vënë në kërkim të tij. Më 23 qershor rreth mesditës, i dyshuari ka hyrë në sallonin e floktarisë dhe ka kërkuar para nga pronari. Ai ka refuzuar vullnetarisht t’i japë para, pas së cilës i dyshuari ka shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari është larguar nga sirtari ku mbante paratë, ka hapur sirtarin dhe ka marë pothuajse të gjitha paratë që ndodheshin brenda, përkatësisht 3.000 denarë.

Shkup - Pas destabilizimit të përkohshëm të motit, nga e hëna do të vijojë periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë me rritje graduale të temperaturave gjatë ditës. Temperaturat ditore të enjten dhe të premten do të sillen nga 32 deri në 39 gradë Celsius. Sinoptikët parashikojnë mot me diell për sot dhe nesër me erëra mesatare deri të përforcuara nga drejtimi verior që lokalisht do të fryjnë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. 

Odesa– Një person është vrarë, ndërsa 14 janë plagosur gjatë natës në sulmin më të ri rus me fluturake pa pilot ndaj qytetit jugor ukrainas Odesa, njoftoi prokurori shtetëror i Ukrainës, transmeton agjencia Anadollia.  “Në natën e 20 qershorit, rusët kryen sulm masiv me fluturake pa pilot ndaj Odesës duke shfrytëzuar të paktën dhjetë fluturake pa pilot”, njoftuan prokurorët, duke thënë se ndërtesa banesore 23-katëshe dhe blloqe të tjera banesore ishin në mesin e strukturave të dëmtuara.  Tre shpëtimtarë, gjithashtu, janë në mesin e të plagosurve, shtohet në kumtesë.  Pas sulmit zjarre shpërthyen në disa lokacione në qytet, ndërsa autoritetet lokale.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se afro 112 fëmijë palestinezë çdo ditë shtrohen në spitalet e Gazës për shkak të kequshqyerjes që sipas saj, “është rezultat i drejtpërdrejtë i bllokadës dhe sulmit ushtarak të Izraelit ndaj enklavës”. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Gebrejesus deklaroi se situata humanitare në Gazë "tejkalon nivelet katastrofike", raporton agjencia VAFA (ËAFA). Ai tha se nga 36 spitalet në Rripin e Gazës, vetëm 17 janë pjesërisht funksionale dhe asnjë nuk është funksional në Gazën veriore ose në Rafah në jug të largët, zonat më të goditura nga konflikti i vazhdueshëm.

Uashington – Gjykata Supreme e SHBA-së, në të cilën dominojnë gjykatës me pikëpamje konservatore, dje siguroi fitore të rëndësishme për administratën e Trampit, duke e kufizuar forcën e gjykatësve në nivel kombëtar që t’i bllokojnë vendimet e pushtetit ekzekutiv të cilat i vlerësojnë si të jashtëligjshme.  Me gjashtë vota të konservatorëve kundër tre votave progresive, gjykata më e lartë amerikane arriti në përfundimin se vendimet me rëndësi kombëtare të marra nga gjyqtarët federalë "ka gjasa të tejkalojnë kompetencat që Kongresi u ka dhënë gjykatave federale". “Kur një gjykatë arrin në përfundimin se pushteti ekzekutiv ka vepruar në mënyrë të paligjshme, përgjigjja e asaj gjykate nuk mund të jetë një përgjigje që tejkalon autoritetin e saj”, shkroi gjykatësja konservatore Ejmi Koni Baret në sqarimin e vendimit.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë se do ta zgjidhë konfliktin me Korenë e Veriut, transmetojnë mediat britanike.  “Kisha marrëdhënie të mira me Kim Xhong – un dhe me të vërtetë pajtohem mirë me të”, u tha Trampi gazetarëve në Dhomën Ovale.  Do të shohim çka do të ndodhë, shtoi ai. “Dikush thotë se ekziston mundësi për konflikt, mendoj se do ta zgjidhim. Nëse ka, nuk do të përfshihemi në të”, theksoi presidenti amerikan.

Uashington – Republika Demokratike Kongo dhe Ruanda nënshkruan marrëveshje paqësore, me rol ndërmjetësues të SHBA-së, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në lindje të Kongos në të cilin humbën jetën mijëra njerëz.  Marrëveshja, sipas Bi-Bi-Si, ka mundësi t’i japë SHBA-së qasje përfituese në burime minerale.  Marrëveshja, e mirëpritur nga presidenti amerikan Donald Tramp, bazohet në një Deklaratë Parimesh të rënë dakord në prill midis dy vendeve, e cila përfshin dispozita për "respektimin e integritetit territorial dhe ndërprerjen e armiqësive" në Kongon lindore pas një ofensive të udhëhequr nga grupi i armatosur M23.

Teheran – Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Arakçi, e porositi presidentin amerikan Donald Tramp se nëse është i sinqertë në qëllimin e tij që të arrijë marrëveshje bërthamore me Iranin, duhet të ndalojë me "tonin e parespektueshëm dhe të papranueshëm" ndaj liderit suprem të Iranit, ajatollahut Ali Hamnei.  Në një publikim në rrjetin X sot në mëngjes, Aragçi theksoi se Trampi duhet të ndalojë "të lëndojë miliona ndjekës të tij të sinqertë" që ta hapë rrugën për marrëveshje të mundshme, informuan mediat britanike.  Hamnei para dy ditëve, në reagimin e tij të parë pas luftës 12-ditëshe, njoftoi se Irani e ka fituar konfliktin me Izraelin dhe e uroi popullin iranian për fitoren. 

Peshevar – Të paktën 16 ushtarë pakistanezë ishin vrarë, ndërsa 10 ishin plagosur, bashkë me 19 civilë, kur një vetëvrasës me bombë me një veturë të ngarkuar me eksploziv u përplas me një konvoj ushtarak në zonën pakistaneze Varizistani Verior, në krahinën Hajber Pahtunhva, njoftuan autoritetet lokale.  “Shpërthimi, gjithashtu, shkaktoi rrëzimin e çative të dy shtëpive, me çka ishin plagosur gjashtë fëmijë”, deklaroi një polic në Hajber Pahtunhva. Asnjë grup ende nuk e mori përgjegjësinë, por sulmet e militantëve Tehrik – dhe – Taliban Pakistan (TTP) janë dukuri e shpeshtë në këtë rajon, njoftoi “Hindustan tajms”.  

Teheran - Irani nuk do të lejojë që drejtori i Agjencisë ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB), Rafael Grosi të vizitojë vendin, tha sot nënkryetari i Parlamentit iranian, Hamidreza Haxhi Babai, në funeralin e personelit ushtarak iranian dhe shkencëtarëve bërthamorë në Teheran. Babai, siç raportohet nga media, tha se "Irani vendos vijën e kuqe" dhe nuk do të lejojë që kamerat e agjencisë të instalohen në qendrat e saj bërthamore, sepse ka zëra se informacionet rreth objekteve bërthamore kanë mbërrit në Izrael.

Liverpul - Jirgen Klop ka zbuluar se mund të ishte bërë trajneri kryesor i reprezentacionit të Gjermanisë para Kampionatit evropian 2024, por vendosi të qëndronte te Liverpuli. "Sezoni para atij (2022-23) nuk shkoi aq mirë për Liverpulin, ndërsa verën pas atij sezoni, Gjermania po kërkonte trajner të ri. Mund të thoja po, sepse ndoshta do të ishte më mirë të bëja diçka ndryshe. Nuk e doja këtë. Dhe vendimi nuk lidhej me punën si trajner i reprezentacionit. Nuk mund të largohesha thjesht nga Liverpuli. Kishte një ekip, kishte njerëz me të cilët kisha lidhje të fortë”, tha Klopi për të përjavshmen "Uelt am zontag. Klop donte t’i “rregullonte” gjërat te Liverpuli me lojtarë të rinj.

QËNDRONI TË LIDHUR