• e mërkurë, 04 mars 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/3 mars/2026

Shkup - Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë së kombeve tona. Maqedonia e Veriut përfiton nga kjo çdo ditë. Për shembull, aeroplanë nga Greqia dhe Italia patrullojnë qiellin tuaj për t'ju mbajtur të sigurt. Kjo dërgon një sinjal të qartë se askush nuk është vetëm në NATO, miqtë dhe aleatët tuaj janë gjithmonë me ju, sa herë që përballemi me një botë të dhunshme, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në fjalimin e tij para deputetëve, kryeministrit Hristijan Mickoski, njerëzve të parë të institucioneve, komuniteteve fetare dhe trupit diplomatik në vend.

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin e duhur dhe të sigurt të qytetarëve të RMV-së nga zonat e prekura, përfshirë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Ministrisë, aktualisht po zhvillohen plane për kthimin e qytetarëve të RMV-së nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit, duke përdorur fluturime komerciale dhe nëse është e nevojshme, aeroplanin qeveritar. Për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, po shqyrtohet mundësia e angazhimit të një fluturimi komercial ose çarter, varësisht nga kushtet e sigurisë dhe logjistike.

Shkup  - Ministria e Punëve të Brendshme ka dyshime të bazuara se edhe më parë marijuana është eksportuar ilegalisht nga vendi dhe se përveç "Alfa Farm" të Shkupit, edhe kompani të tjera janë të lidhura me kontrabandën, konfirmoi sot ministri përkatës Pançe Toshkovski. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një konferencë për shtyp, ai kërkoi mirëkuptimin e publikut për procesin, i cili, sipas tij, është një nga rastet më të mëdha penale, dhe tregoi se ata kanë dyshime se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal, anëtarët e të cilit janë si nga vendi ashtu edhe nga jashtë vendit.

Shkup - Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Kuvend kryetari i  LSDM-së dhe deputeti Venko Filipçe, pas fjalimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Shkup - Mungesa e takimeve të mëngjesit, mungesa e vendimmarrjes në grup për terapinë dhe protokollet jo të abdejtuara ishin disa nga mangësitë që ish-drejtoresha e përkohshme e Klinikës së Onkologjisë, Violeta Klisarovska, i paraqiti në gjyqin për rastin "Onkologjia 2". Ajo tregoi se me emërimin e saj kishte gjetur borxhe, pagesa të pabarabarta ndaj furnizuesve dhe seanca gjyqësore, si dhe vonesë në prokurimin e terapisë që çoi në rrezikun e ndërprerjes së trajtimit. Klisarovska dëshmoi se u përpoq t'i kapërcejë këto gjendje duke futur një këshill onkologjik, analiza sistemike dhe punë transparente.

Teheran  - Irani sot ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrë masa për të ndaluar luftën e Republikës Islamike kundër SHBA-së dhe Izraelit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmail Bagai, në konferencën për mediat tha se Këshilli i Sigurimit mund ta bëjë këtë "nëse dëshiron" dhe "ka detyrimin" ta bëjë. "Nuk ka pengesë për t ë vepruar përveç vullnetit të tij", shtoi BagaiSi anëtare e përhershme e këtij organi të organizatës botërore, SHBA-ja ka të drejtë të vendosë veto, kujtojnë agjencitë.

 Tel Aviv - Izraeli sot sërish e hapi  pikën e kontrollit "Kerem Shalom" në kufirin me Rripin e Gazës për dërgimin e ndihmës humanitare, e cila ishte mbyllur në fillim të sulmeve ndaj Iranit, raportoi DPA.Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, e cila është përgjegjëse për administrimin civil të territoreve palestineze, konfirmoi hapjen e "Kerem Shalom"-it. Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) e përshkroi vendimin si të përkohshëm, duke pasur parasysh pasigurinë nëse grupet militante të lidhura me Iranin në Gazë do të ndërhynin.

QËNDRONI TË LIDHUR