• e enjte, 04 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/ 16 korrik/ 2025

Shkup – Në vend, në 80 komuna ka mbi 200.000 ndërtime pa leje dhe nëse gaboj, në komunat shqiptare kryeson Komuna Gostivar, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.  Në konferencë për media në pres qendrën e Qeverisë, zëvendëskryeministri Mexhiti gjatë kësaj bëri thirrje që institucionet të veprojnë kudo dhe pa dallime.  “Në vend, në 80 komuna ka mbi 200.000 ndërtime pa leje dhe nëse gaboj, në komunat shqiptare kryeson Komuna Gostivar. Unë ju bëj thirrje institucioneve të veprojnë kudo ku ka ndërtim të palejuar dhe të paligjshëm. Institucionet duhet të lihen të veprojnë kudo, po jo duke bërë dallime, siç kishte intencë nga kryetarja”, theksoi Mexhiti duke aluduar në kryetaren e Qytetit të Shkupit. 

Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, të cilët ndodhen për vizitë pune në Londër, sot u takuan me nënsekretarin parlamentar shtetëror dhe ministër për shërbime, biznese të vogla dhe eksport në Ministrinë për Biznes dhe Tregti të Mbretërisë së Bashkuar, Garet Tomas. Siç publikoi Mucunski në faqen e tij në Fejbuk, fokusi i takimit ishte vënë në potencialin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve, rritjen e tregtisë, potencialin për bashkëpunim në projektet e infrastrukturës, si dhe përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve shëndetësore.

Shkup -  Propozim-ligji për Lojërat e fatit është një hap shumë i rëndësishëm në "luftën kundër mafies së bixhozit", theksoi sot në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.  Me proejktligjin e ri, i cili u miratua dje në Qeveri, në start do të ulet prezenca e, siç tha, kësaj katastrofe kolektive për të paktën 70 për qind. "Ky është vetëm fillimi. Pra, nga mbi 7 mijë aparate VLT, me goditjen e parë do të eliminohen 4.000. Po ndalojmë reklamimin e bixhozit. Kazino nuk do të ketë më nëpër vendbanime, qytete e fshatra siç është gjendja aktualisht. Po largojmë klubet e bixhozit dhe bastoret të cilat organizojnë bixhoz për të paktën 500 metra nga objektet shkollore, ndërsa po rrisim taksat dhe tatimet për ta vështirësuar procedurën e hapjes së pikave të kumarit", sqaroi Mexhiti. 

Shkup- Gjashtë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme fituan me esetë e tyre në po aq kategori në kuadër të konkursit me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase. Konkursi u shpall nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 5 maj, kur edhe shënohet Dita e Gjuhës Maqedonase, dhe për të cilin u regjistruan mbi 320 aplikime nga nxënës që ndjekin mësimin nga klasa e katërt e arsimit fillor deri në vitin e katërt të shkollës së mesme. Fituesit e konkursit, sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, realizuan takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska, e cila i'u ndau dhurata simbolike.

Shkup - Një Prokuror Publik nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një polici të burgut për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Siç informojnë nga Prokuroria publike, gjatë ditës së djeshme gjatë një kontrolli të kryer para fillimit të ndërrimit të natës në punë, tek i dyshuari u gjetë drogë narkotike, përkatësisht: lëndë bimore - marihuanë në një sasi prej 73 gramë dhe lëndë pluhur e bardhë - kokainë në një sasi prej 50 gramë.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i cili është për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, këtë mëngjes u takua me përfaqësuesen e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs, me të cilën diskutuan stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, sfidat gjeopolitike dhe zhvillimin e bashkëpunimit mbrojtës midis dy vendeve aleate. "Mbretërinë e Bashkuar e konsiderojmë si një nga aleatët më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm në Aleancë. Bashkëpunimi ynë në mbrojtje është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i dukshëm, veçanërisht përmes numrit të madh të aktiviteteve të përbashkëta dhe mbështetjes britanike në zhvillimin e mbrojtjes dhe të Armatës", theksoi ministri.

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot nënshkroi kontratën për furnizimin me mekanizëm special për nevojat e deponisë rajonale Rusino, në kuadër të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta. Me kontratën, me një vlerë të përgjithshme prej 1.142.200 euro, do të furnizohet mekanizëm i plotë i domosdoshëm për menaxhim modern dhe të sigurt të mbeturinave – duke përfshirë kompaktor, ngarkues, traktor me rimorkio për ujë, kamion dhe pjesë rezervë. Ky furnizim vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës që iu drejtua ministrit Mexhiti gjatë vizitës së tij të fundit në terren në deponinë Rusino, me ç’rast ai menjëherë u angazhua që të përgjigjet ndaj nevojave me mbështetje konkrete.

Shkup - Një motoçiklist nga fshati Illovicë, mbrëmë, 15 minuta para mesnate, humbi jetën në një aksident në fshatin Shtukë, të Strumicës.  MPB kumtoi se një burrë 33 -vjeçar duke drejtuar motoçikletën “hamaçi” pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.  “Nga lëndimet e mara, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore Strumicë. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kryen prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe ekipi i SPB Strumicë”, bëhet e ditur në kumtesë. 

Kumanovë – Oda e Zejtarëve sot i informoi zejtarët se është vazhduar thirrja publike për subvencionimin e zejtarëve në Ministrinë e Ekonomisë. Nga oda ju bënë thirrje zejtarëve që ta shfrytëzojnë vazhdimin e thirrjes, që të aplikojnë.   “I informojmë të gjithë të interesuarit se thirrja publike për subvencionimin e zejtarëve për vitin 2025, e publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës më 5 qershor vazhdon deri më 15 gusht të këtij viti, në vend se deri 18 korrik, siç ishte paralajmëruar në fillim”, deklaroi kryetari i OZRMV, Agron Fazliji.  Informacionet shtesë për vazhdimin do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. 

Romë– Ministria italiane e Drejtësisë kumtoi se deri në 10.000 të burgosur mund të lirohen nën masa alternative, me qëllim zbutjen e mbipopullimit në burgje. Bëhet fjalë për afërsisht 15 për qind të numrit të përgjithshëm të të burgosurve në vend. Masat alternative do të përfshijnë arrest shtëpiak ose lirim me kusht dhe do të zbatohen vetëm për ata të dënuar, lëndët e të cilëve janë përfunduar ligjërisht, kanë më pak se dy vjet të mbetura në dënimin e tyre dhe që nuk kanë kryer shkelje të rënda disiplinore gjatë vitit të kaluar. Personat e dënuar për vepra të rënda penale – siç janë terrorizmi, krimi i organizuar, përdhunimi, trafikimi me emigrantë ose rrëmbim – nuk do të jenë të përfshirë me këtë masë.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski shprehu bindje se presidenti rus Vlladimir Putin ka frikë nga SHBA-ja, pasi nuk ka pasur sulme masive që kur në Kiev arriti përfaqsuesi i presidentit amerikan, Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, publikuan mediat ukrainase, duke iu referuar intervistës që Zelenski shtoi për kanallin amerikan Njuzmaks. "Gjenerali Kellog mbërriti dhe për dy netë rresht nuk pati bombardime masive. Ky është shembull shumë interesant: nuk pati bombardime të rënda mbrëmë ose natën e kaluar", tha Zelenski.

Damask - Armata izraelite kumtoi se sot ka kryer sulm ndaj kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë në kryeqytetin e Damaskut, si pjesë të aktiviteteve të shtuara ushtarake me qëllim mbrojtjen e pakicës druze nga sulmet e forcave qeveritare siriane. Sulmet izraelite ndaj territorit sirian po realizohen për të tretën ditë me radhë, pasi që në qytetin jugor Sveida shpëthyen përleshjeve të ashpra midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve druzë. Mediat shtetërore siriane njoftuan se dy civilë u plagosën gjatë sulmit të sotëm izraelit. Ushtria izraelite kumtoi se "kanë sulmuar portën e shtabit ushtarak të regjimit sirian" dhe shtoi se vazhdon të monitorojë situatën dhe sulmet ndaj "popullatës së qetë druzë në Sirinë jugore".

Teheran- Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot deklaroi se lufta 12-ditore e nisur nga Izraeli në qershor me mbështetjen e SHBA-së kishte për qëllim "rrëzimin" e Republikës Islamike. "Llogaritjet dhe plani i agresorëve ishin të dobësonin sistemin duke targetuar individë të caktuar dhe qendra kyçe institucionale në Iran", theksoi lideri iranian, duke iu referuar vrasjeve të oficerëve të lartë dhe sulmeve ndaj ndërtesave shtetërore.

Teheran - Irani është i gatshëm t'i përgjigjet çdo sulmi të ri të armatosur, deklaroi sot lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei, duke shtuar se Teherani është i aftë t'u japë një goditje më të rëndë armiqve të tij sesa ajo që u shkaktoi gjatë luftës 12-ditore me Izraelin. "Fakti që kombi ynë është i gatshëm të përballet me fuqinë e SHBA-së dhe qenit të tyre me zinxhir, regjimit sionist, është për t'u lavdëruar, tha Hamnei në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror. Izraeli dhe SHBA-ja sulmuan objektet bërthamore iraniane muajin e kaluar, duke pretenduar se ato ishin pjesë e masave kundër zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Uashington- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sot deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar për sulmet e Izraelit ndaj Sirisë, duke shtuar se kohët e fundit me palët relevante ka biseduar në telefon. "Për momentin punojmë për ta zgjidhur këtë çështje. Jemi shumë të shqetësuar dhe shpresoj se do të mund të them më shumë më vonë", tha Rubio. Bashkimi Evropian kumtoi se blloku është "i alarmuar" nga konflikti dhe u bëri thirrje të dyja palëve të arrijnë armëpushim dhe t'i mbrojnë civilët. BE-ja u bëri thirrje të gjithë "aktorëve të jashtëm" që të respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë. Turqia dënoi sulmin izraelit, duke thënë se Tel Avivi po përpiqej të destabilizonte "vendin e shkatërruar nga lufta".

Damask– Sulmet izraelite mbi Damask, qëllimi i të cilave sot ishte selia e armatës, vranë një person, ndërsa plagosën 28, njoftoi Ministria siriane e Shëndetësisë.  Banorët lokalë informuan se forcat izraelite kryen sulm ajror në afërsi të pallatit presidencial në kryeqytetin sirian Damask. Ata thanë se dëgjuan shpërthim në këtë zonë, ndërsa pastaj kishin parë tym si ngritet nga zona. Në sulmet e rënda paraprakisht sot ishte shkatërruar një krah i një ndërtese katërkatëshe në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes.  Sheshi i njohur Umajad, i zakonisht i stërmbushur, ishte i zbrazët. Kishte vetëm automjete për raste urgjente. 

QËNDRONI TË LIDHUR