• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

15:00/ 1 maj/ 2025

Shkup - Pjesëmarrësit në protestën e 1 Majit, organizuar nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM), para Kuvendit kërkuan nga deputetët të miratojnë ndryshime në Ligjin për rrogën minimale në mënyrë që ajo të rritet në 500 euro. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov kërkoi nga të tubuarit t'ia kthejnë kurrizin Kuvendit, në mënyrë që, siç tha, të ndjejnëse si është kur punëtori e kthen kurrizin. "Sot në këtë anë të barrikadave jemi ne të cilët kërkojmë rrogë dinjitoze për punë dinjitoze, nga ana tjetër e barrikadave janë ata të cilët gëzojnë privilegje. Luksi juaj është mundi ynë. Ju lutemi, së paku edhe simbolikisht, t'ua ktheni kurrizin siç ua kthej unë, që të ndjejnë se si është kur punëtori ua kthen kurrizin. U premtuam se do të vijmë më shumë, nëse nuk miratojnë ndryshime të Ligjit për rrogën minimale dhe nuk i rrisin të gjitha rrogat e tjera, nëse jo - ne në minimale, ata në minimale", theksoi Trendafillov.

Shkup- Një Maji, si simbol i luftës për të drejtat e punëtorëve, për drejtësi sociale dhe për një jetë me dinjitet, është dita kur u japim mirënjohje të gjithë atyre që jetojnë nga puna e tyre, që me ndershmëri e kryejnë detyrën e tyre duke kontribuar për një të ardhme më të mirë për veten, për familjet e tyre dhe për gjithë shoqërinë, shkroi kryetari i Kuvendit, Afrim gashi në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës. Prandaj, siç thekson Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, u drejtoj urimet më të përzemërta të gjithë punëtorëve në vendin tonë, të cilët me përkushtim dhe mund të përditshëm janë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

Shkup - Sot e festojmë 1 Majin - Ditën ndërkombëtare të punës, i festojmë ata të cilët punojnë me përkushtim dhe sakrificë, si dhe të gjithë ata të cilët lanë vulë historike në luftën e gjatë dhe të vështirë për vlerësim të mundit të punëtorëve dhe respektim të të drejtave të punëtorëve, shkroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në porosinë me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës. Në këtë ditë, ne u shprehim respektin dhe njohjen tonë të merituar të veçantë punëtorëve, brezave të shumicës së njerëzve me kontributin më të madh në krijimin dhe ndërtimin e vlerave shtetërore dhe shoqërore. Thekson se 1 Maji është një ditë kur punëtorët dhe sindikatat me të drejtë protestojnë për paga më të larta dhe të drejta më të gjera, duke theksuar karakterin social të shtetit maqedonas, i cili ka një detyrim kushtetues të marrë parasysh humanizmin, drejtësinë sociale dhe solidaritetin si vlera themelore të rendit kushtetues.

Shkup - Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët, duke theksuar nevojën për dinjitet dhe mundësi të barabarta në tregun e punës. “Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që janë të keqpaguar, që nuk respektohen, si dhe me të gjithë ata që ende nuk e kanë punën që e meritojnë!”, deklaroi Taravari në një postim në rrjetet sociale. Ai shtoi se në emër të partisë që drejton, zotohet se përpjekjet e tyre të përditshme do të jenë të fokusuara në krijimin e vendeve të punës dhe në garantimin e respektit për çdo qytetar që kontribuon në shoqëri. “Në emër të Aleancës për Shqiptarët, zotohemi se çdo ditë e jona do të jetë një përpjekje për Punësim dhe Respekt!”, ka shkruar Taravari.

Shkup – Në Baku sot u mbajtën konsultimet e para politike ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Azerbajxhanit nga zëvendësministrat e të dyja vendeve, Zoran Dimitrovski dhe Fariz Rzajev.  “Delegacionet shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e tyre, duke theksuar njëkohësisht nevojën për plotësimin e kornizës ligjore dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë, si bazë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë së jashtme. U konkludua unanimisht se ekziston potencial për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë, për të cilën vendi ynë ka shprehur disa herë interes për t'u bashkuar me Gazsjellësin TAP-Transadriatik, si një nga alternativat e mundshme për zbutjen e pasojave të krizës globale energjetike”, thuhet në kumtesë.

Shkup - Kryetari i Besës dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mohon se krahu i Aleancës për shqiptarët i Arben Taravarit është "përzënë" nga koalicioni "Vlen". Ai mbrëmë gjatë pjesëmarrjes në TV "21" tha se "Taravari vetë ka dalë nga koalicioni dhe ka shkuar tek BDI-ja". "Secili që shkon tek BDI-ja, për të bashkëpunuar me BDI-në, del", tha Kasami. Në pyetjen për të sqaruar nëse Taravari me vullnetin e tij e ka braktisur koalicionin apo është "përzënë", Kasami përsëriti se ai vetë ka vendosur të dalë nga "Vlen"-i. "Jo, ka dalë. Ai (Arben Taravari) doli vetë. Për të shkuar tek Ali Ahmeti dhe tek BDI-ja. Duhet të dalësh që këtu për të shkuar atje. Ai e pranoi atë (se negocion me BDI-në). Ai e pranoi... Ai pranoi", deklaroi Kasami. 

Shkup - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, sot morën pjesë në ditën kombëtare të ekspozitës botërore EKSPO 2025 në Japoni. Siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, përshtypje të forta la pika dhe paraqitja e ansamblit kombëtar “Tanec”, i cili hapi ditën e sotme. "Pavijoni maqedonas është i pasur me ekspozita tradicionale, por vëmendjen më të madhe e tërheq pikërisht ajo e arkitektit japonez Kenzo Tange, i cili e projektoi Shkupin pas tërmetit të vitit 1963. Si Qeveri mbetemi të përkushtuar në afirmimin e Maqedonisë. Pjesëmarrja në EKSPO 2025 është edhe një dëshmi për këtë", deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva në video deklaratë.

Shkup - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, transporti publik sot do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës, kumtojnë nga NQP Shkup. Nga NQP informojnë se teleferiku do të punojë me orar të zakonshëm, ndërsa kujdestare do të jetë pika e shitjes së biletave dhe qendra për personalizim në Qendrën e transportit me orar prej orës 8 deri në orën 14. Gjithashtu, teleferiku do të punojë dy orë më shumë se deri më tani, përkatësisht prej orës 10 deri në orën 10. Nga ndërmarrja e qarkullimit publik theksojnë se orari i punës është në pajtim me Vendimin për orar të Teleferikut gjatë periudhës maj - shtator.

Shkup – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanocë, Bogorodicë dhe Dojran është rritur frekuenca e automjeteve, njoftoi LAMM. Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, siç thonë nga LAMM, në VK Tabanocë për hyrje dhe dalje nga shteti koha e pritjes është rreth 30 minuta deri në një orë, në VK Dojran për dalje nga shteti rreth 40 minuta, përderisa në VK Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup - Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për reshje të shkurta lokale të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla. Temperatura maksimale do të jetë në interval prek 21 deri 19 gradë. Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të fushëgropës kohë pas kohe e prëforcuar nga drejtimi verior. Pasdite dhe në orët e mbrëmjet në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Pason periudha e motit të ngrohtë. Nesër do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të shkurta të shiut dhe bubullima të rralla. Për fundjavë moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me temperaturë maksimale deri 30 gradë.

Tiranë – Në vendkalimet kufitare “Qafë Thanë” në Strugë dhe “Bllatë”, në Dibër, në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri, prej dje pasdite dhe sot dukshëm ka frekuencë të rritur në udhëtarëve dhe automjeteve.  Sipas mediave shqiptare kjo veçanërisht për hyrje në territorin shqiptar, por i madh është numri edhe i shtetasve shqiptarë të cilët ditën e sotme dhe fundjavën do ta kalojnë kryesisht në Strugë, Ohër dhe rajonin e Dibrës.  “Një numër i madh qytetarë të Maqedonisë së Veriut, kryesisht shqiptarë, kanë zgjedhur të kalojnë festën dhe ditët në vijim në Shqipëri. Në pikat kufitare ‘Qafë Thanë’ dhe ‘Bllatë’ që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë, ka pasur fluks të shtuar të dukshëm të automjeteve”, raportuan mediat.

Kiev - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, sot deklaroi se marrëveshja për mineralet e rralla, që mbrëmë u nënshkrua me SHBA-në "do të thotë pikë kthese në partneritetin strategjik ukrainaso-amerikan, kahëzuar drejt përforcimit të ekonomisë dhe sigurisë ukrainase". Gardian transmeton se Sibiha tashmë ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për agjendën e Ukrainës dhe BE-së për marrëveshjen për minerale. "Biseduam për përpjekjet e kohëmëparshme diplomatike dhe hapat e ardhshëm për arritje të paqes së drejtë dhe të përhershme. Gjithashtu, këmbyem informata më të reja për përgatitjet për vizitën e ministrave të jashtëm të BE-së në Ukrainë më 9 maj. I jemi mirënjohës BE-së për solidaritetin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme", shkroi Sibiha.

Uashington - SHBA-ja kumtoi se është nënshkruar marrëveshje me Ukrainën për fondin për riokonstruim. Ministria amerikane e Financave mbrëmë kumtoi se SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje për formim të "fondit investues për rikonstruim" pas disa javë negociatave të vështira për qasje të SHBA-së drejt resurseve natyrore të Ukrianës. "Si mirënjohje për mbështetjen financiare dhe materiale që populli i SHBA-së ia dha Ukrainës gjatë invazionit të Rusisë, ky partneritet ekonomik i çon vendet tona të bashkëpunojnë dhe të investojnë së bashku në mënyrë që të sigurohet se resurset tona, talentet dhe aftësitë mund ta përshpejtojnë rikonstruimin ekonomik të Ukrainës", ceket në kumtesë, pa u cekur përmbajtja e marrëveshjes.

Uashington - Senati amerikan dje e hodhi poshtë tentimin më të ri për t'u hequr seria e doganave të presidentit Donald Tramp, dhe atë vetëm disa orë pasi që qeveria federale kumtoi se ekonomia është ulur për herë të parë pas tre viteve të fundit për shkak të kaosit me regjimin e saposjellur të doganave. Masa nuk pati sukses pasi që senatorët votuan 49-49, me ç'rast tre republikanë e braktisën taborrin e Trampit dhe votuan për të.

Tokio – Mijëra njerëz sot dolën në rrugët e Tokios me tingujt e tupanëve tradicionalë që ta festojnë 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, që sot festohet në mbarë botën nga Tokio deri në Los Anxhelos.  Kjo festë i shënon luftërat dhe arritjet e punëtorëve dhe lëvizjes së punëtorëve.  Pritet që mijëra njerëz të marrin pjesë në marshet protestuese përgjatë SHBA-së, duke përfshirë edhe në Çikago, Los Anxhelos, Nju Jork dhe Filadelfia.  Në kryeqytetin japonez, Tokio, Junko Kuramoçi, anëtare e një grupi të nënave të cilat dolën në rrugët e Tokios, tha se të drejtat e punëtorëve duhet të njihen që të munden fëmijët e tyre të jetojnë me shpresë. Organizatorët amerikanë thanë se porosia e tyre këtë vit është për luftë kundër politikave kundër emigrantëve dhe kundër dallimeve të presidentit amerikan Donald Tramp. 

Simferopol- Së paku shtatë persona janë vrarë në sulmin e fluturakeve ukrainase pa pilot ndaj një tregu në qytetin Oleshki, në rajonin e Hersonit. tregojnë të dhënat fillestare të shërbimeve lokale, deklaroi sot guvernatori rajonal, Volodimir Saldo. Saldo, i cituar nga mediumet ruse, deklaroi se gjatë sulmit janë lënduar mbi 40 persona. "Rreth orës 9:30 sot në mëngjes në Aleshki, në rajonin e tregut qendror, forcat e armatosura ukrainase filluan sulm masiv me fluturake pa pilot ndaj civilëve. Në kohën e sulmit, në treg ka pasur shumë njerëz", shkroi Saldo në kanalin Telegram.

 

QËNDRONI TË LIDHUR