• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/14 maj/2025

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Karen Pirs, deputete speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, dhe e përgëzoi për emërimin e saj në këtë funksion shumë të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm, duke i uruar mandat të suksesshëm dhe "ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me institucionet shtetërore në vend përmes dialogut konstrukti".

Shkup - Kuvendi sot pasdite e miratoi Ligjin për energjetikë i cili konsiderohet si një prej ligjeve më të rëndësishëm me të cilin bëhet harmonizimi i legjislaturës së vendit me rregullativën evropiane në fushën e energjetikës. Për Ligjin votuan 62 deputetë. Një prej përfitimeve më të rëndësishme është krijimi i një tregu liberal, transparent dhe konkurrues për energji elektrike. Kjo, sipas kompetentëve, do ta rrisë zgjedhjen dhe cilësinë e shërbimeve për konsumatorët, ndërsa çmimet e energjisë do të jenë më tëd rejta dhe më të ulëta për shkak të konkurrencës. Ligji është përpunuar nga ana e Ministrisë së Energjetikës, pa konsultantë të huaj.

Shkup - Ministria e Energjetikës përshëndeti sot pasdite miratimin e Ligjit për Energjetikë nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. Nga Ministria kompetente theksojnë se është miratuar ligji sistematik, gjtihëpërfshirës dhe reformues me të cilin vendosen themelet e politikës së re energjetike të vendit.

Shkup - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta nesër do të qëndrojë për vizitë njëditore në Shkup, ku do të realizojë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski.  Pas takimit, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, është paraparë konferencë e përbashkët për media mes Mickoskit dhe Koshtas në Qeveri.  Kryeministri Mickoski sot në deklaratën për mediat tregoi se me ftesë të Koshtës do ta shoqërojë në fluturimin e tij nga Shkupi për në Tiranë, ku kryetari i Këshillit të BE-së do të shtrojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa të premten do të kenë mbledhje në Asociacionin Politik Evropian në Tiranë.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, i cili mbahet në Antalia, Republika e Turqisë. Siç bëri të ditur njofton MPJdhe TR, gjatë takimit, ministrat do të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime në lidhje me përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, zhvillimet aktuale gjeopolitike, sfidat dhe kërcënimet e sigurisë, si dhe drejtimet dhe prioritetet e ardhshme të Aleancës. Theks i veçantë do t'i kushtohet mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, forcimit të aftësive të saj parandaluese dhe mbrojtëse, si dhe nevojës për ndarje të mjaftueshme buxhetore për mbrojtjen, si një parakusht për siguri kolektive efektive.

Shkup - Kuvendi në kuadër të punës së sotme mbi rendin e ditës të seancës së 48-të me 60 vota "pro" dhe 21 "kundër" emëron Remzi Bajramin për kryetar të Këshillit të epskertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS). Ai vjen në vend të Maksud Ali i cili u shkarkua me 58 vota "pro" dhe 18 "kundër". Deputetja Jovanka Trençevska nga LSDM në fjalën e saj tha se fati i 600 mijë personave të cilët në periudhën e fundit duhet të marrin pension do të vihen në duart e Remzi Bajramit, i cili nuk i plotëson kushtet.

Shkup - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot në selinë e NATO-s në Bruksel mori pjesë në konferencën e Komitetit ushtarak të NATO-s në formatin e kryeshefave dhe shtatmadhorive. Siç informuan pasdite nga Shtatmadhoria, nga ana e tij është theksuar se ndërveprimi mbetet kyç për gatishmërinë e NATO-s. "Përmes realizimit të qëllimeve dhe bashkëpunimit tonë me aleatët, ne i mbështesim përpjekjet e NATO-s për përgjigje të kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme", ka thënë gjenerali Lafçiski.

Shkup - Ministria e Financave bëri të ditur se sot transferoi transhenë prej 2.5 miliardë denarësh nga buxheti qendror për përkrahjen e kompanive vendore. Mjetet destinohen në Bankën Zhvillimore, nga ku transferohen në bankat afariste, përmes të cilave mjetet nga kjo linjë kreditore u shpërndahen shfrytëzuesve të fundit, respektivisht kompanive. "Sot, po injektojmë edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore. Me këto mjete, së bashku me dy transhetë e tjera, tashmë të paguara me vlerë të përgjithshme prej 84.54 milionë eurove, nxisim aktivitete të konsiderueshme të investimeve në kompanitë vendore dhe ekonominë vendore. Kjo është një vlerë e përgjithsme prej 125.7 milionë eurove, mjete këto që Qeveria po injekton drejtpërdrejt në ekonominë vendore. Këto janë projekte që do të japin input të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe paraqesin një sinjal ose hap drejt arritjes së projeksioneve prej 3.7%", thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska. 

Shkup - LSDM është partia e fundit që ka të drejtë të flasë për reforma në jurisprudencë. Nga ana e LSDM-së sot sërish dëgjuam retorikë të zbrazët politike, e mbështjellur në akuza të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Është[ ironike mu partia e cila me dekada e partizoi jurisprudencën, edhe përmes kuadrove të instaluara, edhe përmes klientelizmit, edhe përmes drejtësisë selektive, sot të paraqitet si luftëtare për reforma, reagoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ndaj konferencën për shtyp të LSDM-së. Sipas Fillkovit, thëniet për "vonesë" janë plotësisht të pasakta. Përkundrazi, ceket në reagim, agjenda reformuese po relaizohet në pajtim me dinamikën e planifikuar, ndërsa disa ligje tashmë janë në ENER, në fazë të konsultimit publik.

Shkup - Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup, kështu u konstatua në takimin e sotëm të punës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski me Umer Al-Katib, udhëheqës i Departamentit të Dimensionit Njerëzor në Misionin e OSBE-së në Shkup. Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, është biseduar për aktivitetet e ardhshme të cilat dy insitutcionet së bashku do t'i zbatojnë në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe përfundimit të një Memorandumi të ri për Mirëkuptim.

Shkup - Për fat të keq, të dhënat statistikore tregojnë se rreth 8.000 fëmijë për momentin në vend ndodhen në rreziqe të ndryshme. Prandaj edhe ne kemi shumë punë, deklaroi drejtoresha nacionale e SOS Fshati të fëmijëve, Juliana Gapo, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Ditës ndërkombëtare të familjes - 15 Majit. "Familja është qeliza bazë e çdo familjeje dhe themeli mbi të cilin ndërtohet çdo jetë njeriu. Ajo nuk është vetëm bashkësi, por ambienti i parë dhe më i rëndësishëm për zhvillimine  drejtë të fëmijës. Në familje, ai ne ndërton identitetin e vet, mëson si t'u besojë të tjerëve, si të përballet me botën rreth vetes. Stabiliteti dhe dashuria familjare janë të pazëvendësueshëm në formimin e të rinjve të shëndoshë, me vetëbesim dhe përgjegjës", tha Gapo.

Bruksel - Vendimi i sotëm i Gjykatës së pëgjithshme të BE-së nuk i sjellë në pikëpyetje transparencën e Komisionit evropian dhe rregullat e saj për evidencë të dokumenteve, por tregon se ajo është dashur të japë sqarim të saktë në përgjigjen e vet se nuk i posedon të dhënat e kërkuara, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo. Deklarata e Pinjos ka të bëjë me aktvendimin e Gjykatës së përgjithshme të BE-së pas padisë së gazetës "Njujork tajms" sepse KE-ja ka refuzuar gazetares së tyre t'ia mundësojë qasjen drejt porosive SMS të këmbyera mes kryetares së Komisionit, Ursulla fon der Lajen dhe drejtorit ekzeklutiv të kompanisë "Fajzer", Albert Burla nga pranvera e vitit 2021, me të cilat është dakorduar furnizimi i vaksinave në valën e pandemisë së Kovid-19 në Evropë. Gjykata me seli në Luksemburg vlerësoi se Komisioni evropian "nuk ka dhënë sqarim të besueshëm për ta arsyetuar" refuzimin r kërkesës së gazetares.

Berlin - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot u bëri thirrje evropianëve dhe amerikanëve ta hedhin poshtë "çdo plan paqësor të diktuar nga Rusia", duke shtuar se Ukraina nuk duhet t'i nënshtrohet lëshimeve territoriale "kundër vullnetit të saj". Në fjalimin për politikën e përgjithshme në Bundestag, kancelari i ri gjerman vlerësoi se është e rëndësishme që vendet perëndimore  të mos lejojnë të ndahen rreth konfliktit dhe bëri thirrje në "mbajtjen e unitetit më të madh të mundshëm ndërmjet partnerëve amerikan dhe evropian".

Berlin - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi, sot paralajmëroi se dështimi për të arritur paqe të drejtë që respekton integritetin territorial të Ukrainës mund të minojë të drejtën ndërkombëtare dhe të shkaktojë kaos në të gjithë botën. "Në një kohë si kjo, jashtëzakonisht është e rëndësishme që e drejta ndërkombëtare të mbizotërojë", tha Gutershi në konferencën në Berlin për misionin e paqes në KB, duke shtuar: "Në të kundërtën, i hapim derën kaosit në të gjithë planetin".

Doha - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot arriti në kryeqytetin e Katarit, Doha, në stacionin e parë të turneut të tij disaditor në Gjirin persik. Ai në aeroport u prit nga emiri Tamim bin Al Tani, pas çka së bashku u nisën drejt pallatit mbretëror për ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes. Pas vizitës në Katar, Tramp do të niset drejt Abu Dabit, ku nesër do të takohet me liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gazë - Të paktën 70 persona sot u vranë në sulmet ajrore intensive izraelite në veri dhe jug të Rripit të Gazës. Në mesin e të vrarëve janë të paktën 20 fëmijë, njoftuan përfaqësuesit palestinezë të shëndetësisë.  Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje deklaroi me vendosmëri se "nuk ka shanse" Tel Avivi të ndalojë ofensivën izraelite para se të mposhtet Hamasi. Në njoftimin e Netanjahut, të cilën e transmeton kabineti i tij thuhet se forcat izraelite së shpejti do t'i forcojnë sulmet dhe do të hyjnë në Gazë "me forcë të madhe për të përfunduar misionin... Kjo do të thotë shkatërrimin e Hamasit". 

Tel-Aviv - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot e akuzoi presidentin francez, Emanuel Makron për mbështetje ndaj Hamasit pasi që Makron tha se politika e Izraelit në Gazë është "e turpshme", kumtuan mediumet britanike. Netanjahu tha se Izraeli i ndjekë në mënyrë konsekuente qëllimet e veta ushtarake në Gazë për lirimin e pengjeve të veta, mposhtjen e Hamasit dhe sigurimin se enklava nuk do të paraqesë rrezik për Izraelin. 

QËNDRONI TË LIDHUR