MIA FLESH
- Ndërroi jetë Papa Françesku, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
15:00/ 21 prill / 2025
Shkup- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në ngushëllimet për vdekjen e Papa Françeskut, thekson se vdekja e Papës është humbje e thellë për mbarë njerëzimin.
Shkup - Lidhja Automoto e Maqedonisë në mëngjes informoi se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup - Në rajonin e SPB Shtip janë arrestuar tre shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Personat janë larguar nga qarkullimi, ndërsa kundër tyre do të ngritet kallzim penal për “Drejtim të mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.
Shkup - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë para festave të Pashkëve ka kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme, gjatë të cilave janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta.
Shkup - Nëpunës policorë nga Njësia policore Mirkovci në SPB Shkup, pardje rreth orës 19.20 në fshatin Pobozhje, komuna Çuçer Sandevë, kanë ndaluar automjetin Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (48) nga fshati Tanushë, rajoni i Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 192 pako mallra për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokumentacion.
Shkup - Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" drejt Serbisë dhe në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" drejt Greqisë pasditen e sotme, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 20 minuta, kumtoi LAMM.
Shkup - Një zjarr shpërtheu në një banesë në Aerodrom të Shkupit, ndërsa pronari i banesës pësoi djegie. Së bashku me djalin e tij, për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën "Nënë Tereza".
Romë - Ndërroi jetë Papa Françesku, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Romë - Ka ndërruar jetë Papa Françesku, publikoi kardinali Kevin Farell, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Romë - Varrimi i Papës tradicionalisht është proces i ndërlikuar, por Papa Françesku paradokohe i miratoi planet për thjeshtëzimin e tërë procedurës për varrimin e tij, njoftoi Bi-Bi-Si.
Romë - Një njeri i madh na la sot, deklaroi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni. Ajo shtoi se ndjen pikëllim të thellë për vdekjen e Papa Françeskut, transmetoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Bruksel - Njerëzit e parë të institucioneve të Bashkimit Evropian përmes postimeve në rrjetet sociale shprehën keqardhje për vdekjen e kreut të Kishës katolike romake, Papa Françeskut dhe ngushëllimet e tyre për miliona besimtarë katolikë në mbarë botën.
Romë - Presidenti italian Serxho Matarela deklaroi se vdekja e sotme e Papa Françeskut la një zbrazëti të thellë dhe se pontifi 88-vjeçar argjentinas ishte shembull për të, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Romë - Pas vdekjes së Papa Françeskut sot, Vatikani hyri në një periudhë të sedisvacimit, që e shënon periudhën kur selia e Papës është e zbrazët. Termi sedisvacim vjen nga latinishtja “sede vacante” (karrige e zbrazët) dhe ka të bëjë me periudhën kur Kisha është e menaxhuar nga Këshilli i kardinalëve, derisa nuk zgjedhet Papa i ri.
Kiev - Armëpushimin që e shpalli Rusia në zonën për operacione speciale ushtarake për Pashkë skadoi në mesnatë sipas kohës së Moskës, ku edhe Rusia edhe Ukraina deklaruan pretendime të ndryshme për respektimin ose shkeljen e armëpushimit.
Romë - Shumë politikanë botërorë i bënë homazhe Papa Françeskut pasi u publikua lajmi se kreu suprem i Kishës katolike romake ka vdekur mëngjesin e sotëm, duke theksuar se ai ka arritur të frymëzojë miliona njerëz edhe jashtë katolicizmit.
Romë - Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet më së voni për nëntë ditë, ndërsa brenda një muaji do të mbahet konklava për zgjedhjen e pasuesit të tij, kumtoi Vatikani, cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Kiev - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski i dha lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin e kujtoi Papa Françeskun si “mbrojtës të vlerave më të larta të humanizmit dhe drejtësisë”, kumtoi Kremlini në kumtesën zyrtare me rastin e vdekjes së Papës.
Uashington - Pentagoni i ka hedhur posht raportet se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset ka ndarë informata të besueshme lidhur me planet për sulme ushtarake kundër kryengritësve jemenë huthët në aplikacionin për mesazhe Signal, njoftoi DPA.
Uashington - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens, i cili dje është pritur shkurt nga Papa Françisku disa orë para se të vdes sot, ka shprehur ngushëllime "për miliona të krishterë mbarë botën që e donin".
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi mbrëmë se shpreson që Rusia dhe Ukraina do të arrijnë marrëveshje këtë javë.
Teheran - Raundi i tretë i negociatave ndërmjet Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit do të mbahet pasnesër në kryeqytetin e Omanit, Muskat, me pjesëmarrje të ndërmjetësuesve, kumtoi mbrëmë zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Kazem Garib Abadi.
Xhakartë - Një tërmet me magnitudë prej 5,5 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmë ishullin indonezian Seram, kumtoi sot Qendra kërkimore gjermane për Gjeoshkenca.
Uashington- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hetseg ka ndarë detaje për një sulm të huthëve në Jemen në grupin për shkëmbim të mesazheve në platformën "Signal", në të cilin ishin të përfshirë bashkëshortja e tij, vëllau dhe avokati i tij personal., publikoi "Njujork tajms".
Nju Delhi - Zëvendëspresidenti amerikan Xhej Di Vens sot mbërriti për vizitë në Indi.
Romë - Të gjitha ndeshjet e sotme në Seria A janë anuluar për shkak të vdekjes së Papa Françeskut, kumtoi pres shërbimi i Ligës.