• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/8 nëntor 2023 

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zyrtarisht e pranoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Dejvid Gir. Siç theksohet në kumtesën e Kuvendit, në takim krahas Kryetarit, ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovski dhe Hysni Ismaili, koordinatori i Grupit Parlamentar i LSDM-së, Jovan Mitreski, koordinatori i Aleancës për Shqiptarët, Atnan Neziri, zëvendës-koordinatorja e Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së Dafina Stojanovska dhe sekretarja e përgjithshme, Cvetanka Ivanova.

Bruksel, 8 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari Xhaferi falënderoi ambasadorin Gir në emër të deputetëve për traditën e prezantimit të Raportit vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe theksoi se Kuvendi edhe më tej do të mbesë i hapur për të gjitha sugjerimet që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike të vendit në çka ambasadori Gir shprehu bindje të fuqishme se zgjerimi mbetet zotimi vital dhe prioriteti kryesor i Unionit.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Prokurori publik, Lubomir Joveski lidhur me vjetërsimin e një pjese të lëndëve konform ndryshimeve të fundit të Kodit penal thotë se atje ku do të vërtetohet se janë paraqitur elemene të vjetërsimit të përndjekjes penale, Prokuroria dhe gjykatat  do të marrin vendime përkatëse. Në pyejen e gazetarëve, Joveski sot theksoi se prokuroria dhe gjykatësit janë të detyruar të zbatojnë ligjin, edhe pse ekzistojnë ligje, me të cilat ata nuk mendojnë njësoj.

Bruksel, 8 nënor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen sot në konferencë për shtyp në Bruksel tha se Bosnjë dhe Hercegovinës i hapet rruga e negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian, atëherë kur të plotësohen kushtet e kërkuara. Ajo shtoi se duhet të ndërmeren hapa konkrete, që të hapet dera për BeH-në. 

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut në lidhje me bashkëpunimin rajonal ruan marrëdhënie të mira me vendet e tjera nga zgjerimi dhe ka vazhduar që të angazhohet në nismat rajonale. Gjatë kësaj shtohet se marrëveshjet ekzistuese dypalëshe duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Do të bëj apel deri te Prokuroria se është koha që të dalin me fakte konkrete, kush ka gabuar, kush nuk ka gabuar. I bëj thirrje edhe Ministrisë së Finacave, që të na përgjigjen në mënyrë eksprese për kuadrin sepse duhet të na lejojnë që këtu të punësojmë kuadër. Vitin e ardhshëm ka zgjedhje dhe të mos mbetemi pa kuadër dhe t'i lëmë pacientët, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti gjatë vizitës në Klinikën për radioterapi dhe onkologji, ku është hapur procedurë parahetuese pas konstatimeve në opinion për keqpërdorim me terapitë.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska gjatë vizitës së sotme në kompaninë "Rade Konçar - TEP" në Shkup u takua edhe me shtatë të punësuarit deri në moshën 23 vjeçare, me ç'rast informoi se pesë prej tyre tashmë janë pjesë e të rinjve, që janë përfitues të shtesës për të rinjtë.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë sot është zhvilluar një bisedë informative me 43-vjeçarin A.S nga Pallçishti i Epërm, Tetovë. Me datë 7.11.2023 në ora 12:00 ai është denoncuar nga 25 vjeçari, H.A nga fshati Kalishtë në Gositvar, se në Tregun e gjelbërt në Tetovë, ka pasur një sjellje agresive ndaj tij dhe ndaj kolegës së tij, përderisa ata përgatisnin material për një reportazh gazetaresk. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet parashtresë adekuate, njoftojnë nga MPB.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Ligji i ri i Buxheteve, me të cilin vendosen rregullat fiskale dhe këshilli fiskal, si dhe korniza buxhetore afatmesme rrit ndjeshëm qëndrueshmërinë fiskale, theksohet në raportin e Komisionit Evropian për vendin tonë. Komisioni Evropian thekson se konsolidimi fiskal afatmesëm, të cilin Ministria e Financave e ka paraparë me Strategjinë fiskale 2023-2027 dhe në përputhje me kornizën e Ligjit të Buxheteve, praktikohet në buxhetin e vitit 2023. Deficiti buxhetor i vitit të kaluar ishte edhe më i ulët sesa ishte planifikuar, ndërsa borxhi publik u ul. Gjithashtu, theksohet se Ministria e Financave po përmirëson vazhdimisht transparencën e financave publike.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian në Raportin për përparimin e vendit për vitin 2023 vlerëson se nuk ka përparim në pjesën e gjyqësorit gjatë periudhës raportuese dhe se sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut  është ndërmjet një niveli të vendosur dhe mesatar të gatishmërisë. Në pjesën për sistemin gjyqësor, në Raportin theksohet se Këshilli gjyqësor duhet të angazhohet për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet të kundërshtojë në çdo ndikim të jashtëm.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e ka mbajtur seancën e 463-të. Seancë në të cilën janë shqyrtuar disa pika. Për u.d. kryetare e Gjykatës së Lartë Administrative, me 12 vota “pro” u zgjodh gjykatësja Anita Danilova. Këshilli, poashtu, mori vendim për caktimin e ndërprerjes së funksionit gjyqësor të gjyqtarëve Toni Jovanovski dhe Marjan Grubisha nga gjykatat themelore penale për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot deklaroi se bëhen përpjekje për të siguruar më shpejtë shirita dhe aparate për diabetikët. "Problemin me diabetikët e dini, është vonuar tenderi. Kompania ka afat prej tri deri gjashtë muaj, që ende nuk ka kaluar, por përpjekjet tona ishin maksimale, e lutëm edhe kompaninë të na kuptojë që të mund më shpejtë t'i sjellë shiritat dhe aparatet", tha Mexhiti, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për problemet e diabetikëve.

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot para mediave foli për perceptimin e krijuar se kudo në institucione ku ka të punësuar shqiptarë, kjo nënkupton prani të BDI-së në to. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për media pas takimit me përfaqësuesin e NATO-s, Haiver Kolomina, Osmani në lidhje me akuzat e bllokut opozitar shqiptar për kinse ndikim politik të BDI-së në gjyqësor, si dhe për lidhje të gjykatësve të Gjykatës Supreme, tha se jo të gjithë shqiptarët e punësuar në institucione janë kuadër i BDI-së. 

Tiranë, 8 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama, marrëveshjen për pranimin e migrantëve në vendin e tij, nuk e ka nënshkruar që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian, por për të ndihmuar Italinë.

Romë, 8 nëntor 2023 (MIA) - Italia dërgon anije me spital të integruar dhe salla të operacionit në ujërat në afërsi të bregut në Rripin e Gazës. "Ne jemi të parët që realizuam një operacion të tillë humanitar në këtë zonë dhe shpresojmë se do të na ndjekin edhe vende të tjera", tha ministri italian i Mbrojtjes, Gido Krozeto.

Bruksel, 8 nëntor 2023 (MIA) - Lufta e Izraelit për shkatërrimin e Hamasit në Gazë është "lufta e botës së lirë", deklaroi sot shefi i diplomacisë izraelite, Eli Koen para deputetëve të BE-së në Bruksel. Koen theksoi se Izraeli u sulmua jo vetëm nga Hamasi, por edhe nga milicitë e tjera në rajon që mbështeten nga Irani.

Uashington, 8 nëntor 2023 (MIA) - Forcat amerikane të stacionuara në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 38 herë për më pak se një muaj, duke përfshirë edhe gjashtë sulme në dy ditët e kaluara, njofton Pentagoni. Sulmet me dronë dhe raketa janë kryer nga grupe të mbështetura nga Irani.

Kiev, 8 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski përshëndeti rekomandimin e Komisionit Europian për fillimin e negociatave me Kievin për anëtarsimin në BE, duke e përshkruar si "një hap të duhur në histori".

Gazë, 8 nëntor 2023 (MIA) - Autoritetet e Hamasit në Gazë e akuzuan Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatë palestinezë (UNRVA) për "komplot" me Izraelin për "zhvendosje me forcë" të popullsisë nga pjesa veriore e Rripit të Gazës në pjesën jugore të saj.

 

QËNDRONI TË LIDHUR