• e diel, 22 dhjetor 2024

MF: Ndërmarrim masat e nevojshme për ruajtjen dhe përforcimin e kapaciteteve kuadrovike në administratën publike

MF: Ndërmarrim masat e nevojshme për ruajtjen dhe përforcimin e kapaciteteve kuadrovike në administratën publike

Shkup, 1 shkurt 2023

Në kushtet e zbatimit të reformave më të rëndësishme në financat publike, të cilat janë parakusht për përshpejtimin e rritjes ekonomike, por edhe pjesë e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian, nevojitet që t’i përforcojmë kuadrot profesionale në Ministrinë e Financave që është institucion udhëheqës në sferën financiare.

Ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat që përgjegjësia e lartë e të punësuarve të cilët menaxhojnë me miliarda euro të qytetarëve, si dhe me profesionalizëm, të vlerësohet siç duhet, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Besimi thekson se paga mesatare në Ministrinë e Financave është edhe dy herë më e ulët se paga mesatare në tërë sektorin e financave 49.800, ku në ministri është 26.000 denarë, ndërsa kur bëhet fjalë për pozitat drejtuese në sektorin e financave dhe në Ministrinë e Financave, ky proporcion është shumëherë më i lartë.

“Financat janë kruciale për çdo shoqëri, ndërsa Ministria e Financave është institucion qendror, që mundëson funksionimin normal të të gjitha institucioneve të tjera. Megjithatë, pavarësisht përgjegjësisë së madhe që rezulton nga kompetencat e Ministrisë së Financave, pagat e të punësuarve në Ministrinë e Financave janë më të ulëta se pagat e disa organeve të caktuara në përbërje të ministrisë, ndërsa paga mesatare në Ministrinë e Finacave është dy herë më e ulët në krahasim me pagën mesatare në tërë sektorin e financave dhe është në vlerë prej 26.000 denarëve.

Kur bëhet fjalë për pozicionet drejtuese në sektorin e financave dhe në Ministrinë e Financave, ky proporcion është disa herë më i lartë. Në kohën e reformave të mëdha në financat publike dhe harmnizimit me acquis të Bashkimit Evropian është e nevojshme që kuadri profesional të qëndrojë në institucion dhe të parandalohet largimi i tijsiç ka ndodhur gjatë viteve të fundit”, thotë Besimi.

Ministri i Financave theksoi se në këtë drejtim, me amendament në sistemin e ri të Ligjit të Buxheteve, të propozuar dhe të përkrahur nga deputetët e Kuvendit, synimi ishte që çështja të zgjidhet në drejtim të sigurimit të kushteve të përshtatshme dhe të drejta sipas përgjegjësive.

Por, për shkak se me këtë dispozitë të ligjit nuk mund të arrihet vetë qëllimi i ligjit, përkatësisht shpërblimi i të gjithë atyre që janë të përfshirë në përgatitjen dhe realizimin e buxhetit shtetëror, për shkak të pamundësisë së përcaktimit të specifikës së detyrave të punës dhe përgjegjësisë së veçantë, që janë si rezultat i vendit të punës, zbatimin do ta rregullojmë duke precizuar dispozitën e Ligjit të Buxheteve ose me  vetë Ligjin e Sistemit të Pagave në Sektorin Publik, i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes, si zgjidhje sistematike në kuadër të sektorit publik.

Ministria e Financave

_________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR