• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mexhiti: Puna administrative apo arkivore nuk mund të shfaqet si skandal i madh

Mexhiti: Puna administrative apo arkivore nuk mund të shfaqet si skandal i madh

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Dorëzimin e sotëm të dokumenteve nga ana e LSDM-së si mbështetje ndaj dyshimeve të tyre se ekziston korrupsion dhe parregullsi në punën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ai e vlerësoi si tentim për ta vazhduar rrëfimin dhe porositi se puna administrative apo arkivore nuk mund të shfaqet si skandal i madh.

Së pari, siç tha, pohime të këtilla kishte edhe BDI, ndërsa tani për fat të keq LSDM shkon sipas mendjes së tyre dhe shihet se janë të sinkronizuar në sulme.

"Së pari flitej për marrje të ingerencave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ndërkaq kur panë se Inspektorati që ishte autonom në kohln e tyre tani është pjesë e Minsitrisë, si sektor, shkuan në akuzën e dytë se ka hapësirë prë keqpërdorim të konstatuar në Inspektoratin administrativ. Por, bëhet fjalë për kontroll të rregullt i cili ishte në programin e Inspektoratit shtetëror administrativ. Kanë vërejtje për ndonjë praktikë të vendosur, jo për ingerenca apo diçka tjetër", deklaroi mexhiti në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të ngjarjes përfunduese të tuining projektit "përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për implementim efektiv të acquis në fushën e ndotjes industriale MK 20 IPA EN 02 22".

Praktika e tillë , siç tha, ishte vendosur nga BDI dhe LSDM që prej vitit 2016.

"Praktika e këtillë është vendosur prej vitit 2016 kur ministër i Mjedisit Jetësor ishte Nuran Ibraimi, më pas vazhdoi me Bashkim Ahmetin, Sadulla Duraku, Naser Nuredinin dhe përfundoi me Kaja Shukovën. Ata janë ministra mu nga LSDM dhe BDI", saktësoi Mexhiti.

Theksoi se Inspektoratit drejtues vetëm i është bërë vërejtje dhe se tashmë e ka ankimuar vërejtjen.

"Do ta lëmë në fund të shohim se cili do të jetë epilogu, por nuk bëhet fjalë as për ingerenca, as për diçka tjetër. Në bashkangjitje të kumtesës nga Ministria e Mjedisit Jetësor janë dokumentet me hollësitë se çfarë ishte kjo praktikëm kur ka filluar dhe si ka funksionuar", potencoi Mexhiti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR