• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti nuk e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryetar të komunës së Çairit

Mexhiti nuk e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryetar të komunës së Çairit

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti nuk e përjashton mundësinë që ai të jetë kandidat për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor.

"Si VLEN këto ditë presim rezultate nga anketat nga agjencitë profesionale dhe ato do të na japin orientim se kush ku do të jetë, por nuk e përjashtoj edhe atë si mundësi", deklaroi sonte mexhiti në intervistën për TV Kanal 5.

BDI opozitare sot pasdite konfirmoi se ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani do të jetë kandidat i Frontit evropian për kryetar të komunës së Çairit. Mexhiti në intervistë tha se nëse BDI me të vërtetë del me Osmanin si kandidat se edhe ata "do të përgjigjen me artileri të ngjashme".

"Nëse BDI shkon me nënkryetar dhe me anëtarë të cilët ishin kandidat për presiden të shtetit, ministër i Jashtëm edhe ne do të përgjigjemi me 'artileri' të ngjashme", deklaroi Mexhiti.

Për atë se çka do t'u ofrojë qytetarëve VLEN-i nga komuna e Shkupit - Çair, ai tha se qytetarët shohin se Ahmeti dhe BDI por dorëzohen sepse nuk kanë njerëz të cilët do të vrapojnë në këto zgjedhje lokale.

"Nga 15 komuna të cilat janë me shumicë popullatë shqiptare para se të fillojë gara shtatë-tetë prej tyre ia dha Aleancës. BDI do të garojë vetëm në shtatë komuna, por mendoj se në rrethanat e tanishme ku BDI kryeson me 11-12 komuna në rastin më të mirë mund të konsiderojë vetëm në shtatë komuna. Gjithashtu po dorëzohen në këto zgjedhje lokale, po dorëzohen vetëm për ta shpëtuar veten. Ne do t'i ndjekim me vigjilencë këto rrethana dhe ngjarjet dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate", tha Mexhiti.

Për kryetarin aktual të Çairit, Visar Ganiu dhe sulmet nga kryetarja aktuale e Qytetittë Shkupit, Danella Arsovska, ai tha se priten rezultatet nga anketat, si dhe se i pret informatat zyrtare nga BDI se cilët do të jenë kandidatët e tyre.

Ai e akuzoi Arsovskën se nuk merret me Qytetin e Shkupit por vetëm me komunën e Çairit, si dhe se incidenti në të cilin ajo ishte sulmuar, ishte i lidhur me BDI-në. Nëse flasim për ndërtimet pa leje edhe kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar osmani, siç tha ai, jeton në objekt të ndërtuar pa leje dhe prandaj "nuk mund të flasë për ndërtimet pa leje", por janë të fshehur prapa kryetares së Qytetit të Shkupit për ta shfrytëzuar gjatë fushatës.

Si ministër i Mjedisit Jetësor, i pyetur për higjienën në Shkup, ku këto ditë po mbahet Festivali rinor evropian olimpik, Mexhiti tha se ato janë ingerenca të Qytetit të Shkupi. Ai foli edhe për mbështetjen qeveritare për deponitë rajonale. ab/

Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR