• e martë, 26 nëntor 2024

Mexhiti: Një numër i vogël njerëzish me para të zeza dëshirojnë një mjegull për ta shpëtuar lëkurën

Mexhiti: Një numër i vogël njerëzish me para të zeza dëshirojnë një mjegull për ta shpëtuar lëkurën

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Ka rezultate të dukshme nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, edhe pse marrëveshja është dashur të përmbushet në katër vitet e para, ne ende po diskutojmë nëse është përmbushur apo jo, deklaroi sonte Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti i cili është edhe lider i Lëvizjes Demokratike.

"Marrëveshja Kornizë është një perspektivë e re dhe mendoj se do të përmbushet nëse të gjithë veprojmë në frymën e Marrëveshjes Kornizë, pavarësisht se kush e menaxhon një institucion, qoftë shqiptar apo maqedonas, nëse ai ndjek parimet e Marrëveshjes kornizë kjo do të jetë mirë për të gjithë vendin dhe për një perspektivë më të mirë për të gjithë qytetarët. Dhe sa i përket këtyre destabilizimeve dhe kërcënimeve, mendoj se duhet ta kuptojmë BDI-në, pas njëzet vjetësh nuk mund të përballen me realitetin që janë opozitë, se duhet të jenë opozitë, që duhet t'i kthehen vetes, të reformohen brenda, në një program të ri, në ide të reja. Në parim, nuk do të ketë një gjë të tillë. Qytetarët nuk janë të gatshëm dhe nuk duan të protestojnë për të destabilizuar kur nuk ka kauzë politike apo në anën tjetër kauza e tyre është Soravia dhe pazaret e tjera korruptive", thotë Mexhiti në "Tema e Ditës" në Tv Sitel.

Zëvendëskryeministri dhe ministri thotë se një numër i vogël i njerëzve me para të zeza shpresojnë në destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën e tyre.

"Është e vërtetë që ka para të zeza dhe ata do të dëshironin të kishte një mjegull për ta shpëtuar lëkurën, por ky është një numër i vogël njerëzish dhe nuk mendoj se për shkak të atij numri të vogël njerëzish dikush do të shtrijë dorën ose do ta thyejë një ligj ose do të mbaj përgjegjësi nesër për një lloj destabilizimi . Në fund të fundit, qytetarët kanë nevojë për paqe, kanë nevojë për standard më të mirë të jetesës, paga më të larta, dhe në raport me Marrëveshjen e Ohrit, një nga shtyllat është pikërisht decentralizimi", tha Mexhiti.

Ai vlerësoi se është mirë që janë organizuar manifestime shtetërore për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe se BDI-ja si parti politike është ftuar në manifestimin e sonte.

I pyetur për raportet në koalicionin qeveritar, Mexhiti tha se në raport me partnerin më të madh (VMRO-DPMNE) ka fjalë lavdëruese, duke theksuar se janë ndarë një miliard euro për komunat dhe buxhetet komunale për zgjidhjen e problemeve konkrete me qytetarët. Sa i përket ZNAM-it, theksoi ai, mendon se janë pak “të parehatshëm”.

"Mendoj se edhe të majtë edhe nacionalist, mendoj se këtu diçka nuk shkon. Ata duhet të rimendojnë politikat e tyre për të mirën e tyre, sepse zakonisht partitë e majta janë pak më kozmopolite, më të orientuara qytetare. Është e rrallë të gjesh një të majtë dhe një nacionalist në Evropë dhe rajon!, tha Mexhiti.

Ai tha se ka pasur biseda me Maksim Dimitrievskin për flamurin shqiptar në zyrën e tij dhe mendon se ajo vërejtje ishte e panevojshme dhe se vetë kryetari i Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it e ka këtë flamur në zyrën e tij. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR