• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mexhiti konfirmon se Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Ekologjisë, ndërsa Bekim Sali zëvendëskryeministër i parë

Mexhiti konfirmon se Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Ekologjisë, ndërsa Bekim Sali zëvendëskryeministër i parë

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Një nga liderët e VLEN-it, dhe kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot konfirmoi se ish-zëdhënësi qeveritar, Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Ekologjisë, ndërsa deputeti aktual dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Bekim Sali zëvendëskryeminsitër i parë. Potencoi se mbetet vetëm të definohet se me cilën ministrti do të kryesojë Sali.

"Nuk do të ketë rikonstruim, por do të ketë plotësim kryesor të vendeve. Ato po finalizohen. Ajo që është e ditur është se Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe këto ditë duhet të definohet se cilin resor tjetër do ta mbulojë. Ndërkaq ministër i Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha", tha Mexhiti.

I pyetur nëse ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu do ta zëvendësojë Bashkim Bakiu, Mexhiti theksoi se për të gjitha hollësitë rreth ndryshimeve të mundshme të ministrave në resorë të caktuar do të informojnë.

Mexhiti kumtoi se VLEN-i do t'i kërkojë votat e qytetarëve në komunat Gostivar dhe Vrapçisht në zgjedhjet lokale të caktuara për më 11 janar të vitit të ardhshëm, me kandidatë të rinj për kryetarë të komunave. ab/

Foto: Printskrin nga video

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR