Mexhiti ka inspektuar ndërtimin e shtratit të lumit "Golem Dol" në fshatin Orizarë të Likovës
- Ka filluar ndërtimi i shtratit të lumit "Golem Dol" në fshatin Orizarë të Likovës. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka inspektuar aktivitetet për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Orizare.

Kumanovë, 16 prill 2025 (MIA) - Ka filluar ndërtimi i shtratit të lumit "Golem Dol" në fshatin Orizarë të Likovës. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka inspektuar aktivitetet për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Orizare.
Projekti përfshin gjithashtu ndërtimin e mureve mbajtëse që ofrojnë mbrojtje shtesë për të parandaluar përmbytjen dhe derdhjen e ujit në shtratin e lumit.
"Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 15 milionë denarë, i financuar plotësisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor me gjatësi totale prej 830 metrash", deklaroi zëvendëskryeministri Mexhiti.
Lartësia e mureve, të cilat do të jenë të mbështjella me gurë, do të jetë 1,4 metra, gjë që parandalon më tej përmbytjet dhe përmirëson menaxhimin me ujërat.
“Investimi është pjesë e programit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor për investime në secilën komunë, ku kriteri i vetëm është numri i banorëve dhe jo si deri më tani apo më parë në bazë të përkatësisë partiake të kryetarit të komunës apo kritereve të tjera diskriminuese”, tha Mexhiti.
Lidhur me deponinë në afërsi të fshatit Nikushtak të rajonit të Likovës, për të cilën qytetarët me vite alarmojnë, zëvendëskryeministri Mexhiti tha se do të ketë vonesë dhe theksoi se me mjete nga Ministria e Mjedisit Jetësor do të zgjidhet deponia.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për rastin e "Kriva Rekës", Mexhiti theksoi se priten rezultatet e analizave.
“Është shqiptuar dënim, por presim analizat përfundimtare për vendim përfundimtar”, deklaroi Mexhiti. ls/
Foto: MIA