• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Jovevi do të vazhdojë të punojë në Kardiokirurgji, vendimin për shkarkim nuk e rishqyrtoj

Mexhiti: Jovevi do të vazhdojë të punojë në Kardiokirurgji, vendimin për shkarkim nuk e rishqyrtoj

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Profesori Sashko Jovev do të vazhdojë të punojë si kuadro më i mirë në Kardiokirurgji, së bashku me ekipin tjetër profesional që është aty, me të gjithë kolegët kardiokirurgë. Do të përkushtohet më shumë në pacientë dhe punë, ndërsa do ta ketë përkrahjen time të plotë si mjek që do të punojë dhe kryen punë të përditshme në klinikë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me drejtorin e ri në Kardiokirurgji, në konferecën e sotme për shtyp me rastin "100-ditë kabinet të ministrit", ministri Mexhiti tha se për këtë do të vendos në të ardhmen.

"Profesori i respektuar e ka përkrahjen time të plotë si mjek, si profesor t'i kryejë obligimet e përditshme në klinikë. Mendoj se jam shumë i qartë. Dhe në këtë program për transplantim dhe atë që e thash dje do ta konfirmoj, do të angazhohem me ribalancin që të rritet buxheti për programin për transplantim, që të jetë edhe më i suksesshëm. Një nxitje më të madhe të japim, dhe këtu të jemi me qëllim që ta zhvillojmë kardiokirurgjinë shtetërore dhe mendoj se me këtë, kjo temë tanshmë është absolvuar", tha ai.

Në pyetjen nëse profesori Jovev e ka pranuar ofertën për këshilltar të ministrit, ai u përgjigj se nuk kanë bisedsuar për këtë.

"Nuk kemi folur për këtë, kemi pirë kafe, dhe siç ju thash, profesori i respektuar është shok i mirë i imi dhe koleg dhe ne pas kësaj do të vazhdojmë të punojmë në qendrën klinike së bashku", tha ai.

Lidhur me pyetjen për rishqyrtimin e vendimit për shkarkimin e Jovevit, pasi atë e kërkojnë të gjithë, respektivisht ai dhe ekipi i tij i avokatëve, Mexhiti u përgjigj se kur ministri merr ndonjë vendim, ai nuk rishqyrtohet.

"Kur ministri merr ndonjë vendim, ai nuk rishqyrtohet. Dhe unë për këtë ju dhash përgjigje dhe mendoj se kjo ëshët çështje e absolvuar", tha ministri.

Ai është pyetur edhe për atë se si e komenton atë që paraardhësi i tij, ministri Bekim Sali, e ka komentuar sjelljen e tij dhe e ka quajtur "pishman haxhi" lidhur me ngjarjet dhe ofertën për këshilltar për dr. Jovevin, me ç'rast tha se ai nuk është ithtar i rrjeteve sociale, as PR.

"Unë nuk jam ithtar i rrjeteve sociale, as PR. Kur më thanë se për PR duhet të paguajmë shuma të mëdha, unë ju them, me ato para më mirë të rinovojmë 3-4 tualete në klinika. Unë jam njeri i aksionit dhe nuk dua të komentoj. Nga dita e parë ju kujtohet shumë mirë se thash se unë jam mjek, jam njeri i aksioneve dhe dua të bëj një prerje kirurgjike dhe nuk do të merrem me të kaluarën. Për mua me rëndësi është aktualja dhe e ardhmja e qytetarëve dhe e pacientëve të Republikës së Maqedonoisë së Veriut", tha ministri. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR