• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti i kënaqur nga interesimi i qytetarëve për vaksinim të gripit sezonal, për një javë imunizohen mbi 10.000 persona

Mexhiti i kënaqur nga interesimi i qytetarëve për vaksinim të gripit sezonal,  për një javë imunizohen mbi 10.000 persona

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë,  Fatmir Mexhiti, sot në Poliklinikën "Bit Pazar" ka vizituar  pikën e vaksinimit  kundër gripit sezonal, prej ku shprehu kënaqësi nga interesimi i deritanishëm i qytetarëve, dhe bëri thirrje ata që nuk janë vaksinuar, të paraqiten përmes sistemit vaksinacija.mk, sepse siç tha, vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. 

 Mexhiti bëri të ditur se për një javë nga filimi i vaksinimit, janë paraqitur gjithsej  51.649 qytetarë, ndërsa 10.000 qytetarë tashmë janë imunizuar. Të dhënat e konfirmojnë interesin e lartë te qytetarët, thotë Mexhiti, dhe shtoi se porosi SMS me termin për vaksinim kanë marrë mbi 3.957 qytetarë.

"Vendimi për imunizim do të thotë kujdes të përkushtuar për shëndetin personal, por edhe për mirëqenien e gjithë shoqërisë sonë. jMe rëndësi jetike që të rrisim ndërgjegjësimin për përfitimet nga vaksinimi, dhe të gjithë së bashku të përkushtohemi në angazhimin për të mbrojtur veten dhe ata që na rrethojnë. Është e rëndësishme që komuniteti ynë të jetë i mirëinformuar dhe të inkurajojmë të gjithë qytetarët, veçanërisht ata që i përkasin grupeve vulnerabël, që të përfitojnë nga mundësia e imunizimit, e cila mund të nënkuptojë shpëtimin e jetëve", theksoi Mexhiti 

Në qendrën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit Pazar” për një javë vaksinë kundër gripit sezonal e kanë marrë 824 persona, derisa ndërkaq, termin për vaksinim e kanë caktuar 3.957 qytetarë, por siç tha Mexhiti, numri rritet për çdo ditë. 

Во вакционалниот пункт на Поликлиника Бит Пазар, за една недела вакцина против сезонски грип примиле 824 лица, додека пак, термин за вакцинација закажале вкупно 3.957 граѓани, но како што рече Меџити, бројот секојдневно расте.

Mexhiti, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve për paralajmërimin për azhurnimin e listës pozitive e cila duhej të ndodhë në muajin tetor, tha se Komisionii i shqyrton të gjitha aplikimet nga kompanitë farmaceutike që janë dorëzuar dhe se gjatë nëntorit do të publikohen medikamentet të cilat janë vendosur në listën pozitive.

 Ai theksoi se lista do të azhurnohet dy herë në vit, por siç tha, bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe të mundimshëm, sepse lista nuk është azhurnuar për 15 vjet. Ministri shtoi se Komisioni është përballur me parregullsi të paparashikuara, si dhe me dokumentacion të pamjaftueshëm nga kompanitë farmaceutike.

 "Ndonjë gjë nëse nuk e lëvizni 15 vjet, është normale që të dalin disa parregullsi të paparashikueshme apo dokumentacion të pamjaftueshëm dhe të ngjashme. Ne po përballemi me atë dhe nuk mund të themi kur saktësisht do të jetë, por qëndrojmë fuqishëm pas asaj që premtuam. Gjatë gjithë kohës ju them se procedurat burokratike nuk mund t'i heqim brenda natës, por si Ministri po punojmë shumë për t'i thjeshtuar gjërat e ndërlikuara që kanë qenë më herët", tha Mexhiti në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

 Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR