• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti do ta nënshkruajë dokumentin për shpalljen e epidemisë së kollës së mirë

Mexhiti do ta nënshkruajë dokumentin për shpalljen e epidemisë së kollës së mirë

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësis në Qeverinë teknike , Fatmir Mexhiti sot në brifing me gazetarët theksoi se so ta nënshkruajë dokumentin për shpalljen e epidemisë së kollës së mirë në Shkup, pas rekomanidmit të dejshëm të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Paraprakisht për MIA-n zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq ka konfirmuar se ka katër raste të reja me kollën e mirë, me çfarë nuri është rritur në gjithsej 22  nga fillimi i vitit.

"Nga shërbimet tani më njoftuan se gjithçka është procesuarr dhe prej këtu do të shkoj ta nënshkruaj dhe do ta dërgojmë në pikat e vaksinimit menjëherë që të hyjë në fuqi, u përgjigj Mexhiti i pyetur rreth procedurës për shpalljen e epidemisë me kollën e mirë.

Mexhiti tha dhe se rekomandimi i Komisionin për Sëmundje Infektive për ndalimin e pranimit për fëmijët e të pavaksionuar në kopshte duhet që të merret në kontekst pozititv.

"Kjo nuk ësht se është ndonjë ndalesë apo duam që dikënd të dënojmë. Kjo është ajo që duam t'i stimulojmë, duam që fëmijët e tyre të jenë shëndoshë e mirë, të kemi një ardhmëri më të mirë në shtet. Apelojë deri tek prindërit, ju lutem, vaksinimi mbron jetë", nënvizoi Mexhiti.

 Ai iu referua edhe kontrollit të kartelave të vaksinimit, duke theksuar se po punohet, por se procedura është ende në vijim. Kur rezultatet do të jenë të plota, paralajmëroi se   do të ndahen me publikun. 

 

 

Легитимен претседател на Алијанса за Албанците е Арбен Таравари и партијата има легитимно Собрание, изјави денеска министерот за здравство Фатмир Меџити, кој се соочува со разрешување по поде

Mexhiti ka konfirmuar informacionin se është dërguar inspektim në spitalin "Sante Plus", pasi kanë marrë indikacione për një gjë të tillë.

"Menjëherë i kemi dhënë udhëzime Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor që të hetojë nëse spitali i plotëson kushtet për funskionimin e mëtejshëm", sqaroi Mexhiti.

Mes tjerash, ministri i Shëndetësis, i cili po përballet me mundësinë që të shkarkohet, pasi ndodhën  përçarje në partinë nga e cila  vjen, Aleanca për Shqiptarët sot në brifing me gazetarët ka folur për projektet e realizuara deri më tani, ndërsa tha se është përballur me frenim të punës në MSH.

Ai përmendi edhe rishikimin e listës pozitive, prokurimin e barit “trikafta”, rinovimin e klinikave dhe spitaleve në të gjithë vendin, rikthimin në funksionim të sistemit KATO.

"Po e kthejmë   në funksion   sistemin KATO për  dozim dhe kontroll të terapisë tek pacientët onkologjikë. Askush më shumë nuk do të mund t'i keqpërdorë  barnat për pacientët onkologjikë. Kemi ruajtur besimin në sistem dhe kjo është shumë e rëndësishme. Po furnizojmë 22 autoambulanca të reja. I forcojmë kapacitetet e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore. Për herë të parë kemi mundësuar transportin me helikopter për rastet më urgjente. Kemi rritur dy herë pagat e punonjësve të shëndetësisë. Ne investojmë në kuadrin tonë tonë të vlefshëm, ata janë krenaria e shëndetit publik. Për herë të parë dënojmë parregullsitë në shëndetësi. Vendosim rend për të punuar në mënyrë më efikase. Jemi duke punuar në projektin e centralizimit të Klinikës së Radiologjisë", të cilat ishin pjesë e projekteve të cilave iu referua ministri. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR