• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti dhe Gjorgjievski nuk shohin ndonjë problem që kandidatët e pavarur me dy nënshkrime të kandidojnë në zgjedhjet lokale

Mexhiti dhe Gjorgjievski nuk shohin ndonjë problem që kandidatët e pavarur me dy nënshkrime të kandidojnë në zgjedhjet lokale

Shkup, 19 gusht 2025 (MIA) – Zëvendëskryeministri i parë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe njëherësh kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski nuk shohin problem ose arsye për panik pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) që kandidatët e pavarur me dy nënshkrime të mund të kandidojnë në zgjedhjet lokale.

Mexhiti nuk pret që kjo të dëmtojë procesin zgjedhor dhe se nuk sheh ndonjë problem, duke potencuar se ata (duke aluduar në kandidatët e pavarur), "do të eliminohen që në raundin e parë".

"Mendoj se kjo nuk do ta dëmtojë procesin. Sigurisht që ai që do të paraqitet si kandidat i pavarur duhet të ketë edhe mbështetje, jo vetëm dy nënshkrime. Mund të paraqitet, por siç do të paraqitet, ashtu edhe do të shkojë. Prandaj nuk shoh ndonjë problem. Mendoj se duhet të jenë seriozë ata të cilët do të presin vota. Do të eliminohen që në raundin e parë", ka thënë Mexhiti i cili së bashku me Gjorgjievskin vizituan rrugën "Cvetan Dimov" në Çair (Jahja Pashë).

Gjorgievski thekson se në një shoqëri demokratike secili duhet të kenë një shans për të marrë pjesë në zgjedhje. Ai është i bindur se do të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

"Është mirë në një shoqëri demokratike që secili të ketë një shans. Sinqerisht nuk shoh asnjë arsye për panik të paktën për mua. Jam i bindur për fitoren në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve lokale. Kjo është evidente nga mbështetja që marr vazhdimisht nga qytetarët në baza ditore. Jemi shoqëri demokratike. Të gjithë duhet të kenë të drejtat dhe mundësitë për t'u zgjedhur, ashtu siç kanë të drejtën e votës. Nuk shoh diçka kontestuese në këtë", ka thënë Gjorgievski.

Lidhur me akuzat nga BDI se në vend të Bashkimit Evropian ata sollën "botë serbe" në vend, Mexhiti theksoi se është qesharake që ata që promovuan Ballkanin e Hapur, tani të akuzojnë për gjëra të tilla.

"Është qesharake ata që 11 herë kanë qenë në Beograd, si ministër i Punëve të Jashtme, mendoj në Osmanin. Ata që mbrojtën Ballkanin e Hapur, tani akuzojnë për gjëra të tilla. Por, sot jemi këtu për politika lokale, për projekte konkrete, për ide konkrete, të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët. Siç mund ta shihni, ky është një problem shumë real dhe jemi këtu për të zgjidhur probleme reale. BDI duke mos pasur vizion, program, reforma në radhët e saj dhe në zgjedhjet lokale, dëshiron të merret me çështjet e Kombeve të Bashkuara", ka thënë Mexhiti.

I pyetur për të komentuar riemërtimin e BDI-së në Aleancë Kombëtare për Integrim, Mexhiti u kërkoi gazetarëve të flasin për ngjarjen e sotme sepse, siç theksoi rr. "Cvetan Dimov" është shumë e rëndësishme për çairasit.

I pyetur nëse anëtarësia po e braktis VLEN-in, Mexhiti përsëriti se është këtu për një projekt shumë të rëndësishëm për Komunën e Çairit.

"Thashë. Jemi këtu për një projekt shumë të rëndësishëm, pra projektin më të rëndësishëm për Komunën e Çairit dhe për qytetarët", tha Mexhiti.

Foto: MIA/Fejsbuku i Orce Gjorgjievskit

QËNDRONI TË LIDHUR