• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: “Balancuesi” është mekanizëm i devalvuar, do të avancohet me ligj

Mexhiti: “Balancuesi” është mekanizëm i devalvuar, do të avancohet me ligj

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - “Balancuesi” është mekanizëm i devalvuar dhe i ka ikur koha, thotë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti duke shtuar se punësimi i shqiptarëve nuk do të ndalet. por në bazë të cilësisë, dhe jo partive.

Gjatë pjesëmarrjes në TV21, Mexhiti për “balancuesin” thotë se "gjatë formimit të Qeverisë së re, marrëveshja politike mes tyre dhe VMRO-së ka qenë që ky mekanizëm të avancohet me ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve joshumicë në vend".

"Pavarësisht se si paraqitet 'balancuesi' në sistem, nëse konkursi është i hapur për shqiptarët, një maqedonas është deklaruar si shqiptar dhe ka zënë atë vend..., ka ndodhur edhe e kundërta. Prandaj ekziston konkludim i përbashkët se 'balancuesi' është një mekanizëm i devalvuar dhe koha e tij ka kaluar. Me formimin e qeverisë së re, marrëveshja politike mes nesh dhe VMRO-së është që ky mekanizëm të avancohet në ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve joshumicë në vend", ka thënë Mexhiti.

Mexhiti poashtu theksoi se në këtë periudhë aty ku do të ketë punësime, do të ketë punësime edhe të shqiptarëve.

"Shqiptarët nuk humbin me shfuqizimin e 'balancuesit, edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk e gjeti momentin, nuk priti që ta avancojmë, por shqiptarët do të fitojnë më shumë sepse do të miratojmë ligj për përfaqësimin adekuat i cili jo vetëm që do të garantojë përfaqësimin e shqiptarëve në administratën publike dhe shtetërore, por do të garantojë edhe punësim jopartiak dhe cilësor. Do të zgjidhet një shqiptar, por do të zgjidhet shqiptari më i arsimuar dhe më i përgatitur, sepse në këtë mënyrë nesër do të kemi një nëpunës që më mirë do t’u shërbejë qytetarëve", ka thënë Mexhiti.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR