Mexhiti: Çairi do të bëhet shembull i githëpërfshirjes, barazisë dhe respektit për çdo qytetar
- Çairi do të bëhet shembull i gjithëpërfshirjes, barazisë dhe respektit për çdo qytetar, tha sot në konferencë për shtyp, kanidati i VLEN-it t për kryetar të kësaj komune, Izet Mexhiti.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:55, 12 tetor, 2025
Shkup, 12 tetor 2025 (MIA) - Çairi do të bëhet shembull i gjithëpërfshirjes, barazisë dhe respektit për çdo qytetar, tha sot në konferencë për shtyp, kanidati i VLEN-it t për kryetar të kësaj komune, Izet Mexhiti.
Ai shpjegoi në kuadër të kësaj ngjarje, flitet për barazi, mundësi dhe dinjitet, me të drejtën e çdo qytetari të Çairit për të pasur vendin e vet në punë, në institucione, në jetën publike dhe në çdo hap të jetës së përditshme. Në këtë rast, shtoi se në programin e tyre, kujdesi dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është një nga shtyllat kryesore.
"Në bashkëpunim me organizatat që punojnë në këtë drejtim, do të ndërtojmë politika afatgjata për qasje në arsim, shërbime shëndetësore, transport dhe hapësira publike. Do të krijojmë programe të posaçme për punësimin dhe trajnimin e tyre në sektorin publik dhe në institucionet lokale. Do të mbështesim mikrobizneset, ndërmarrjet sociale dhe iniciativat e përbashkëta, sepse pavarësia ekonomike është themeli i dinjitetit njerëzor", tha Mexhiti.
Ai nënvizoi se ky angazhim fillon nga ai personalisht, nga kabineti i tij.
"Dua ta ndaj me ju lajmin se Qamuran Ismalili, një njeri dhe profesionist i jashtëzakonshëm, do të jetë pjesë e kabinetit tim si këshilltar. Qamurani nuk do të jetë në kabinetin tim për simbolikë, por për ndikim.
Zëri i tij është zëri i një komuniteti që meriton të dëgjohet. Përvoja e tij është urë mes institucioneve dhe qytetarëve që shpesh ndihen të harruar. Duke filluar nga kabineti im, ne po e kthejmë këtë angazhim në realitet", theksoi Mexhiti.
Sepse, siç theksoi, përfshirja e secilit njeri nuk është privilegj, është e drejtë.
Çairi do të jetë shembull i një komune që nuk ndan, por bashkon, që nuk përjashton, por fuqizon, që nuk flet për njerëzit, por i dëgjon ata dhe punon bashkë me ta, nënvizoi Mexhiti në konferencën e sotme për shtyp.
Foto: MIA