• e premte, 05 korrik 2024

Mesi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve për Kampinatin Botëror në Amerikën Jugore

Mesi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve për Kampinatin Botëror në Amerikën Jugore

Lima, 18 tetor 2023 (MIA) - Lionel Mesi shënoi dy gola në fitoren e kombëtares së tij me rezultatin 2:0 në ndeshjen kualifikuese për KB 2026 kundër Perusë.

 Argjentinasi 36-vjeçar u bë golashënuesi më i mirë në historinë e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin botëror në Amerikën Jugore (31 gola). Ai në këtë kategori statistikore e kaloi uruguajanin, Luis Suarez.

Argjentina pas katër xhirove ka 12 pikë maksimale dhe është në vendin e parë para Uruguajit, Brazilit dhe Venezuelës me nga shtatë pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR