Mesi merr çelësin nga Majami
- Kryetari i Bashkisë së Majamit, Fransis Suarez i ka dhuruar sulmuesit të Interit, Lionel Mesi një çelës simbolik të qytetit.
- Post By Fami Bajrami
- 12:09, 6 nëntor, 2025
Majami, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Bashkisë së Majamit, Fransis Suarez i ka dhuruar sulmuesit të Interit, Lionel Mesi një çelës simbolik të qytetit.
"Doja t'ju jepja këtë çelës për gjithçka që keni bërë për qytetin tonë, vendin tonë dhe botën e futbollit. Faleminderit", tha Suarezi gjatë ceremonisë.
Tridhjetë e tetë vjeçari argjentinas luan për Inter Majamin që nga korriku i vitit 2023. Në vitin 2025, ai e vazhdoi kontratën deri në fund të sezonit 2028.
"Ky është një nder i madh për mua. Është e vërtetë, siç thash, unë dhe familja ime ndihemi shumë mirënjohës, shumë të lumtur që jetojmë në këtë qytet dhe mundësia për të marrë këtë çmim është një nder i madh për mua, kështu që faleminderit", tha Mesi.
Në sezonin 2025, argjentinasi shënoi 35 gola dhe bëri 18 asiste në gjithsej 38 ndeshje në të gjitha garat.
Foto: EPA