Mesi: Asnjëherë nuk i kam kushtuar rëndësi Topit të Artë
- Futbollisti i Inter Majami, Lionel Mesi ka pranuar se nuk po mendon për fitimin e Topit të Artë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:59, 18 gusht, 2023

Majami, 18 gusht 2023 (MIA) – Futbollisti i Inter Majami, Lionel Mesi ka pranuar se nuk po mendon për fitimin e Topit të Artë.
"Asnjëherë nuk i kam kushtuar rëndësi Topit të Artë. Pas fitimit të Kupës së Botës, mendoj shumë më pak për këtë çmim. Më e rëndësishme për mua është arritja kolektive. Isha me fat që fitova gjithçka në karrierën time", tha Mesi për VarskySports.
Argjentinasi tridhjetë e gjashtëvjeçar fitoi Topin e Artë shtatë herë në karrierën e tij: në vitin 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021.
Foto: EPA