• e martë, 02 korrik 2024

Mesi arriti 500 milionë ndjekës në Instagram

Mesi arriti 500 milionë ndjekës në Instagram

Buenos Aires, 28 shkurt 2024 (MIA) - Kapiteni i kampionit botëror të Argjentinës, ylli i futbollit Lionel Mesi ka arritur gjysmë miliardë ndjekës në Instagram.

Krahasuar matematikisht, tetë herë fituesi i "Topit tw artë" ndiqet nga më shumë njerëz sesa popullsia totale e dy "superfuqive botërore" - SHBA (332 milionë) dhe Rusia (147 milionë banorë). Në mesin e mbështetësve të yllit nga Argjentina, 72 për qind janë meshkuj dhe 85 për qind janë nën 34 vjeç... Për më tepër, 12 për qind e ndjekësve janë nga Brazili - rivali i përjetshëm i Argjentinës, 8,1 për qind nga India dhe vetëm 6,5 për qind janw bashkatdhetarë të Mesit.

Portugezi Kristiano Ronaldo i cili pesë herë fitoi “Topin e Artë” është i vetmi me më shumë ndjekës – 622 milionë.

Përveç sportistëve, diku nw majw janw këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez - me 429 milionë ndjekës, supermodelja-miliardere Kajli Xhener - 400 milionë, aktori Dvejn Xhonson - 396 milionë, këngëtarja Ariana Grande - 380 milionë, Kim Kardashian - 364 milionë, Bijonse me 319 milionë etj.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR