Merci në Ankara i dha nderime Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne
- Kancelari gjerman Fridrih Merc, sot vendosi kurorë në mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, gjatë vizitës së tij në Ankara.
- Post By Ramize Qamili
- 11:37, 30 tetor, 2025
Ankara, 30 tetor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc, sot vendosi kurorë në mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, gjatë vizitës së tij në Ankara.
Merc nënshkroi librin e kujtimeve, duke përshëndetur Ataturkun për fillimin e një "epoke" të re në themelimin e republikës turke 102 vite më parë.
"Idetë e tij vazhdojnë të kenë ndikim edhe sot në miqësinë e thellë midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Turqisë", shkroi lideri gjerman.
Mauzoleu është një nga simbolet më të rëndësishme të Turqisë moderne.
Merci i cili mori funksionin në maj, pritet që në orët e pasdites të takohet me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan për të diskutuar për përpjekjet për paqe në Gazë, luftën në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin në mbrojtje dhe migrim. rq/
Foto: arkivi i MIA-s