• e shtunë, 22 shkurt 2025

Merci është tronditur nga Trampi dhe Putini

Merci është tronditur nga Trampi dhe Putini

Berlin, 21 shkurt 2025 (MIA) – Lideri i Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë, Fridrih Merc është habitur nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp për pushtimin rus ndaj Ukrainës. 

“Është një përzierje klasike e roleve të viktimës dhe xhelatit. Kjo është narrativa ruse, (presidenti Vladimir) Putin i ka paraqitur gjërat në atë mënyrë për vite me radhë dhe unë jam mjaft i tronditur që tani Donald Trampi me sa duket e ka pranuar atë”, theksoi Merc.

Merc është favorit për kancelar gjerman, ndërsa Unioni Kristian – Demokratik i qendrës së djathtë bindshëm prin në anketa. 

“Tani është e rëndësishme që liderët evropianë të bien dakord shpejt për një strategji të përbashkët për t'u marrë me këtë çështje," theksoi Merci për dorën e shtrirë të Trampit drejt Putinit.

Deklarata e Mercit vijoi pasi Trampi drejtpërdrejt e akuzoi presidentin ukrainas Volodomir Zelenski për vazhdimin e luftës, të cilën e filloi Rusia. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR