Merc paralajmëroi se lufta në Ukrainë mund të zgjasë "edhe shumë muaj" dhe kërkoi bisedime me SHBA-në
- Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se javën e ardhshme ka për qëllim të zhvillojë bisedime midis funksionarëve evropianë dhe amerikanë rreth luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se konflikti mund të zgjasë "edhe shumë muaj".
- Post By Ramize Qamili
- 22:05, 29 gusht, 2025
Tulon, 29 gusht 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se javën e ardhshme ka për qëllim të zhvillojë bisedime midis funksionarëve evropianë dhe amerikanë rreth luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se konflikti mund të zgjasë "edhe shumë muaj".
"Ne mbështesim fuqimisht - gjegjësisht evropianët së bashku me qeverinë amerikane - të diskutojmë me kujdes hapat e ardhshëm", tha Merc në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emanuel Makron pas bisedimeve francezo-gjermane në Tulon.
Qëllimi duhet të jetë dhe që presidenti rus Vlladimir Putin të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski - "nëse është e nevojshme me pjesëmarrës të tjerë në bisedime", tha Merc.
"Megjithatë, nuk kam iluzione. Mundet që kjo luftë të zgjasë edhe shumë muaj", shtoi Merc.
"Për çdo rast, duhet të jemi të përgatitur për të. Ne jemi të përgatitur për të - në koordinim të ngushtë me partnerët tanë evropianë, me amerikanët, ndërsa gjithashtu me Koalicionin e të përgatiturve", tha ai.
Mbajtja e aleancës prej rreth 30 vendeve së bashku është detyrë urgjente, tha ai.
Merc, gjithashtu, potencoi se në SHBA po diskutohet për dogana shtesë kundër vendeve që mbështesin Rusinë.
"Unë do të isha shumë për nëse qeveria amerikane do të vendoste për diçka të tillë… Nuk do ta lëmë Ukrainën në baltë", tha kancelari gjerman. rq/
Foto: EPA