• e premte, 05 dhjetor 2025

Medvedev: Takimi tregoi se negociatat janë të mundshme pa parakushte

Medvedev: Takimi tregoi se negociatat janë të mundshme pa parakushte

Moskë, 16 gusht 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe ish presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedev, në mëngjes në kanalin e tij në Telegram njoftoi reagimin e parë të Moskës ndaj takimit midis Vladimir Putinit dhe Donald Trampit në Alaska.

Sipas tij, takimi u zhvillua në mënyrë paqësore dhe pa kërcënime apo ultimatume, dhe se "mekanizmi i plotë për takime midis Rusisë dhe SHBA-së në nivelin më të lartë" është rivendosur.

Medvedev pohon se presidenti rus personalisht dhe në detaje ia paraqiti homologut të tij amerikan kushtet e Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pas një bisede gati tre-orëshe, thotë ai, Trampi ra dakord të mos e rrisë presionin mbi Rusinë për momentin.

Ai theksoi veçanërisht se, nga pikëpamja ruse, takimi tregoi se negociatat janë të mundshme edhe pa parakushte dhe paralelisht me vazhdimin e asaj që Moska e quan një "operacion ushtarak special".

“Është thelbësore që të dyja palët ta zhvendosin drejtpërdrejt përgjegjësinë për rezultatin e ardhshëm të negociatave për ndërprerjen e armiqësive ndaj Kievit dhe Evropës", shkroi Medvedev. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR