Medvedev publikoi hartë: "Zona e sigurisë" nën kontroll rus që mbulon pothuaj tërë Ukrainën
- Zëvendës-kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish presidenti, Dimitrij Medvedev, i njohur për kërcënime kontroverse dhe shpesh joreale, ka publikuar një hartë të re provokuese të Ukrainës, në të cilën pothuaj tërë territori është shënuar si e ashtuquajtur "zonë e sigurisë" nën kontrollin rus.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:43, 26 maj, 2025
Moskë, 26 maj 2025 (MIA) - Zëvendës-kryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish presidenti, Dimitrij Medvedev, i njohur për kërcënime kontroverse dhe shpesh joreale, ka publikuar një hartë të re provokuese të Ukrainës, në të cilën pothuaj tërë territori është shënuar si e ashtuquajtur "zonë e sigurisë" nën kontrollin rus.
"Nëse vazhdon ndihma ushtarake për regjimin banderist, zona e sigurisë do të duket kështu", shkruan Medvedev poshtë një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
If military aid to the Banderite regime continues, the buffer zone could look like this: pic.twitter.com/0ueLOTeJaH
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) May 25, 2025
Termi "regjimi banderist" është shprehje pezhorative, që përdoret nga disa zyrtarë rusë, përfshirë Medvedevin, për të përshkruar qeverinë aktuale ukrainase ose mbështetësit e saj. Termi rrjedh nga Stepan Bandera (1909-1959), një udhëheqës ultranacionalist i një fraksioni të Organizatës së nacionalistëve ukrainas (OUN-B) gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bandera dhe OUN-B lidhen me veprime kontroverse, përfshirë bashkëpunimin me Gjermaninë naziste dhe krime ndaj civilëve, veçanërisht ndaj polakëve dhe hebrenjve. Në këtë kontekst, "regjimi banderist" përdoret për ta paraqitur Qeverinë ukrainase si nacionaliste radikale dhe për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake ruse me thirrje të asociacioneve historike me ekstremizëm.
Medvedev më herët ka dërguar kërcënime për marrjen e Kievit dhe Odesës, shantazhe bërthamore ndaj Perëndimit dhe madje ka sugjeruar se tanket ruse mund të hyjnë në Berlin.
Para disa javësh, ai deklaroi se Kievi "ndoshta asnjëherë nuk do ta pres 10 majin", pasi presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski refuzoi armëpushim të rremë treditor, të propozuar nga Vlladimir Putini.
Më 22 maj, Putini zyrtarisht e informoi Qeverinë ruse se do të vendosë të ashtuquajturën "zonën e sigurisë" përgjatë kufirit me Ukrainën. qa/bsh/
Foto: printskrin