• e enjte, 09 maj 2024

Mediumet: Tuhel negocion me Mançester junajted

Mediumet: Tuhel negocion me Mançester junajted

Berlin, 22 prill 2024 (MIA) - Strategu gjerman i futbollit, Tomas Tuhel, i cili këtë verë e braktisë Bajern Munohun, filloi negociata preliminare me ekipin e Premier ligës, Mançester junajted, kumtoi sot magazona sportive Kiker.

Sipas burimit, të dyja palët do t'i intensifikojnë negociatat në qershor sepse Tuhel dëshiron të fokusohet në punën e tij me ekipin nga Munihu deri në fund të sezonit.

Tuhel e braktisë Bajernin pas sezonit në të cilin ekipin e humbi titullin e kampionit në Bundesligë nga bajern Leverkuzen dhe u eliminua në xhiron e dytë nga Kupa e Gjermanisë. Shpresa e fundit për trofe është Liga e kampionëve, ku bajerni në gjysmëfinale do t'i masë forcat me Real Madridin.

Trajneri aktual i Junajtedit, Erik Ten Hag nuk i arsyeton pritjet nga ekipi nga "Old Traford". Junajted për momentin është i plasuar në Premier ligë, ndërsa ekipi është i ekspozuar rrezikut të mos arrijë të plasohet në Ligën e kampionëve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR