• e hënë, 07 tetor 2024

Mediat në BE: Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE ngre çështjen e diskriminimit të Ballkanit Perëndimor

Mediat në BE: Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE ngre çështjen e diskriminimit të Ballkanit Perëndimor

Paris, 23 qershor 2024 (MIA) - Liderët e Bashkimit Evropian do të miratojnë të martën fillimin e negociatave për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë, gjë që në mënyrë të pashmangshme ngre pyetjen se çfarë duhet bërë për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat po pengohen në rrugën drejt Unionit, për vite me radhë dhe ndihen të diskriminuar në lidhje me Kievin dhe Kishinjevin, raportojnë mediat e BE-së.

Gazeta ekonomike franceze "Lezeko" thekson se për dy ditë krerët e shteteve apo qeverive të Unionit duhet t'i japin më në fund "dritë jeshile" propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e kornizës negociuese me Ukrainën dhe Moldavinë, "që vendet e Ballkanit Perëndimor pranuan me hidhërim, sepse kërkesat e Ukrainës dhe Moldavisë për fillimin e negociatave u pranuan për vetëm pak muaj", shkruan Beta.

"Lezeko" thekson se prandaj "vendet mike të Ballkanit Perëndimor në BE kërkojnë që të paktën njëkohësisht të dërgojnë sinjale pozitive tek partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe të përshpejtojnë rrugën e tyre drejt Unionit".

"Dojçe vele" gjermane thekson se Hungaria, e cila mbron fuqishëm hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union dhe që merr presidencën e BE-së nga 1 korriku, "do të mbrojë një politikë të qëndrueshme zgjerimi të bazuar në merita", siç u prezantua nga ministri hungarez për Evropë Janosh Boka, duke shpjeguar programin e presidencës hungareze në çështjet e 27-të vendeve evropiane.

"Lezeko" thekson se edhe ministri hungarez Bok deklaroi se BE-ja duhet të dërgojë mesazhe pozitive për Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë progresin e tyre.

Gazeta e qarqeve franceze të biznesit kujton se me nxitjen e Austrisë "nga shtatë anëtarë të Unionit u formua klubi i miqve të Ballkanit Perëndimor të cilët kërkojnë përfshirjen e përshpejtuar të këtij rajoni në anëtarësimin e 27 vendeve evropianëve".

"Lezeko" shton se ata anëtarë të BE-së, janë "Austria, Greqia, Italia, Kroacia, Sllovakia, Sllovenia dhe Republika Çeke, besojnë se nëse anëtarësimi i tyre pezullohet, vendet e Ballkanit do të bien nën ndikimin në rritje të vendeve armiqësore, siç është Kina".

Gazeta franceze thekson se Sharl Mishel, kryetari i Këshillit Evropian, arriti në përfundimin se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i bashkohen anëtarësimit deri në vitin 2030.

Krerët e shteteve apo qeverive të Unionit të martën në samitin në Bruksel do t'i kërkojnë Komisionit Evropian që të paraqesë propozime pikërisht për këtë çështje, më së voni deri në mesin e vitit 2025. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR