Mediat: Kvarachelia do të qëndrojë në Napoli
- Përfaqësuesi i futbollit gjeorgjian, Hviça Kvarachelia (23) do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, raportojnë mediat italiane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:33, 6 gusht, 2024
Romë, 6 gusht 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i futbollit gjeorgjian, Hviça Kvarachelia (23) do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, raportojnë mediat italiane.
Kushtet e kontratës së re do të bëhen të ditura në ditët në vijim dhe sipas gazetës "Korriere dello Sport", paga e Kvarachelias do të jetë më shumë se shtatë milionë euro në vit me bonuse.
Gjeorgjiani vendosi të qëndrojë në ekipin nga Napoli, edhe pse u speulua për transferimin e tij në Pari Sen Zhermen.
Kvarachelia mbërriti në Napoli në vitin 2022 dhe deri më tani në 88 ndeshje ka shënuar 25 gola. Me ekipin e Napolit e fitoi titullin e Serie A në sezonin 2022/2023.
Foto: Fejsbuk