Mediat iraniane: Gati është arritur marrëveshje për trashëgimtarin e Hamneit
- – Konsensus për trashëgimtarin e liderit suprem të vrarë iranian ajatollahut Ali Hamnei gati se është arritur, deklaroi sot një anëtar i Kuvendit të ekspertëve ajatollahu Moxhamedmehdi Mirbakeri, transmetoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr.
- Post By Fitore Curri
- 11:40, 8 mars, 2026
Teheran, 8 mars 2026 (MIA) – Konsensus për trashëgimtarin e liderit suprem të vrarë iranian ajatollahut Ali Hamnei gati se është arritur, deklaroi sot një anëtar i Kuvendit të ekspertëve ajatollahu Moxhamedmehdi Mirbakeri, transmetoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr.
Ai theksoi se ende duhet të zgjidhen “disa pengesa” në lidhje me procesin e zgjedhjes së liderit të lartë suprem.
Mediat iraniane informuan se organi përgjegjës për emërimin e liderit të ri suprem ka pasur mospajtime të caktuara rreth asaj nëse vendimi përfundimtar duhet të merret pas mbledhjes ose mund të merret pa atë formalitet.
Kuvendi i ekspertëve është institucion që ka kompetencë kushtetuese të zgjedhë lider të ri suprem të Iranit. fc/
Foto: Arkivi