• e diel, 22 dhjetor 2024

Mediat greke: Provokim nga Siljanovska, e quajti shtetin "Maqedoni"

Mediat greke: Provokim nga Siljanovska, e quajti shtetin

Athinë, 12 maj 2024 (MIA) - "Provokim nga Siljanovska" është komenti i disa mediave greke në tekstet për inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova për shkak të përdorimit të termit "Maqedoni", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Mediat në Greqi e transmetojnë tekstin e agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA me titullin "Maqedonia e Veriut: Gordana Siljanovska dha betimin si presidente e vendit, të cilin e quajti "Maqedoni".

Në tekstin shkruan se "Siljanovska, gjatë betimit, e ka quajtur shtetin "Maqedoni", përkundër faktit se në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitrevski, duke i bërë thirrje Siljanovskës të përsërisë, vendi u përmend si "Maqedonia e Veriut".

"Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidu, e cila ishte e ftuar në seancën e Kuvendit për inaugurimin e Gordana Siljanovskës, u largua në shenjë protese për faktin se presidentja gjatë betimit të saj e quajti vendin "Maqedoni", duke shkelur Marrëveshjen e Prespës, shkruan ANA-MPA.

 

“Maqedonia e Veriut: Provokim nga presidentja e re– e quajti vendin Maqedoni”; "Maqedonia e Veriut: Ambasadorja greke u largua nga inaugurimi"; “Maqedonia e Veriut: Gordana Siljanovska e quajti Maqedoni”; “Maqedonia e Veriut: E tha dhe atë e bëri presidentja e re”, janë disa nga titujt në edicionet onlajnt të mediave greke, të cilat transmetojnë tekstin nga agjencia shtetërore e lajmeve.  ls/

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR