Mediat amerikane: Të paktën 20.000 punëtorë federalë deri më tani e kanë pranuar ofertën e Trampit për largim nga puna me pagesë
- Të paktën 20.000 punëtorë federalë e kanë pranuar ofertën për largim nga puna me pagëse që presidenti Donald Trump ia drejtoi të gjithë fuqisë punëtore federale para afatit të fundit të enjten, njoftuan mediat amerikane, duke cituar një përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë.
![Mediat amerikane: Të paktën 20.000 punëtorë federalë deri më tani e kanë pranuar ofertën e Trampit për largim nga puna me pagesë](https://mia.mk/images/20250205074455_big_730x400_53.webp )
Uashington, 5 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën 20.000 punëtorë federalë e kanë pranuar ofertën për largim nga puna me pagëse që presidenti Donald Trump ia drejtoi të gjithë fuqisë punëtore federale para afatit të fundit të enjten, njoftuan mediat amerikane, duke cituar një përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo përfaqëson rreth 1 për qind të më shumë se dy milionë punëtorëve federalë dhe është nën objektivin e Shtëpisë së Bardhë që 5 për qind deri në 10 për qind të pranojnë largim nga puna me pagesë.
Por, përfaqësuesi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se numri i dorëheqjeve të shtyra "rritet shpejtë", ndërsa Shtëpia e Bardhë pret që rritja më e madhe e paraqitjeve të vijë 24 deri më 48 orë para afatit përfundimtar.
Në përpjekje për reduktim në mënyrë drastike të madhësisë së fuqisë punëtore federale, Zyra për menaxhim me personalin e SHBA-së të martën e kaluar u ofroi të gjithë punëtorëve federalë tetë muaj paga dhe beneficione deri në shtator, nëse japin dorëheqje deri më 6 shkurt.
Oferta, që mbërriti përmes postës elektronike deri te të gjithë të punësuarit, është pjesë e përpjekjeve të miliarderit, sipërmarrësit teknologjik Ilon Mask për të reduktuar burokracinë federale dhe për të riformuar qeverinë përmes Departamentit për efikasitet qeveritar që ai drejton. ls/