• e diel, 09 mars 2025

Ukrainasit në front dërgojnë automjete robotike me mitralozë

Ukrainasit në front dërgojnë automjete robotike me mitralozë

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA) - Armata ukrainase do të formojë njësi të përbëra nga automjete luftarake robotike, që do t'i dërgojë në betejë, paralajmëroi sot ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, transmetoi Hina.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, në kanalin e vet Telegram kumtoi fotografi të automjeteve robotike me mitralozë të montuar. Automjetet pa ekuipazh, posaçërisht fluturaket pa pilot, u bënë armë kyçe në luftën me Rusinë, që filloi në vitin 2022. Tani të dy palët garojnë për t'i zëvendësuar ushtarët në terren me lloj të tillë të armëve.

"Ministria e Mbrojtjes fillon projekt me të cilin do të rritet përdorimi i sistemeve për automjete tokësore pa ekuipazh", paralajmëroi ministri Umerov.

Ministri për transformim digjital, Mihaillo Fedorov, në dhjetor deklaroi se Ukrainës vetëm këtë vit do t'i duhen dhjetëra mijë automjete robotike.

Njësitë e të dy palëve të konfrontuara tashmë përdorin automjete të tilla, të cilat kontrollohen nga largësia nga piloti me ndihmën e kamerës.

Umerov paralajmëroi se automjetet do të përdoren për mbrojtje, sulm, logjistikë, evakuim të të lënduarve dhe çminim. ab/

Fotо: Telegram

QËNDRONI TË LIDHUR