Parashutistët ukrainas robëruan 21 ushtarë rusë në Kursk
- Trupat ajrore, së bashku me aleatët e tyre, kapën 21 ushtarë rusë në rajonin e Kurskut, njoftoi Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.
- Post By Sara Ademi
- 19:30, 5 shkurt, 2025

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA) - Trupat ajrore, së bashku me aleatët e tyre, kapën 21 ushtarë rusë në rajonin e Kurskut, njoftoi Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës.
Në kumtesë theksohet se ushtarët e kapur morën ndihmë mjekësore në kohë.
"Ata zgjodhën rrugën e duhur duke iu dorëzuar Forcave të Armatosura të Ukrainës, në vend që të merrnin pjesë në sulme të pakuptimta të përgjakshme pa trajnimin dhe mbështetjen e duhur. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë ruse – mos i përmbushni fantazitë e diktatorit tuaj, dorëzohuni", thuhet në kumtesë. sa/
foto: arkivi