• e premte, 05 dhjetor 2025

Me zbatimin e metodave bashkëkohore diagnostike përmes skriningut me kohë do të zbulohen dhe mjekohen sëmundjet e mëlçisë

Me zbatimin e metodave bashkëkohore diagnostike përmes skriningut me kohë do të zbulohen dhe mjekohen sëmundjet e mëlçisë

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Me zbatimin e metodave bashkëkohore diagnostike përmes skriningut me kohë do të zbulohen dhe mjekohen sëmundjet e mëlçisë. ky është qëllimi i fushatës nacionale publike-shëndetësore për ngritje të vetëdijes, preventivë, diagnostikim të hershëm dhe eliminim të hepatiteve virusale dhe karcinomit të mëlçisë që zbatohet me rastin e 28 korrikut, Ditës botërore të luftës kundër hepatitit. Rreth 40.000 pacientë në shtet janë të infektuar me hepatit. Në suaza të programit preventiv për kiëtë vit zbatohet skriningu për karcinom hepatocelular.

Në kuadër të fushatës sot në sheshin "Maqedonia" në Shkup, prej orës 10 deri në orën 13 është vendosur ambulanca mobile, me çka qytetarëve u mundësohet skrining pa pagesë dhe anonim. prej orës 18 deri në orën 20:30 ambulanca mobile do të vendoset në Kumanovë, ndërsa në periduhat në vijim ambulancë të tillë do të ketë edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip dhe Gjevgjeli. Qytetarët të cilët do të vijnë, marrin këshilla profesionale dhe, nëse nevojitet, do të udhëzohen drejt kujdesit të mëtutjeshëm të specializuar.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu deklaroi se këto programe janë shumë të rëndësishme për ta si institucion dhe janë pjesë e politikave të tyre në sistemin shëndetësor.

Duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve për atë nëse këto skriningje do të jenë pjesë e programit, tha se paratë e investuara në shëndetësi nuk i sheh so shpenzim, por si investim. Sipas tij, investimi më i mirë është kur ju parandaloni diçka, që është edhe qëllimi i programeve dhe skriningjeve.

Theksoi se punojnë intensivisht për digjitalizim të këtyre programeve, sepse është shumë e rëndësishme korniza kohore dhe post skriningu, programi përkatësisht ndjekja e pacientit dhe marrje me kohë e rezultateve.

Drejtori i Klinikës për sëmundje infektive, Fadil Cana tha se Dita botërore për luftë kundër hepatitit nuk është vetëm ditë për ngritjen e vetëdijes, por edhe ditë për thirrje publike.

Drejtoresha e Klinikës për gastroenterohepatologji, Meri Trajkovska theksoi se bëhet fjalë për nismë shumë të rëndësishme për zbulim të hepatitit i cili konsiderohet vrasës i heshtur. Ajo theksoi se rreth 40.000 pacientë janë të infektuar me hepatit.

Kryetari i shoqatës Qendra Hepar nga manstiri, Millan Mishkoviq e falënderoi ministrin që Komisioni pranë Ministrisë ka miratuar që terapia për hepatitin kronik B të jetë në listën pozitive dhe theksoi se hapi i ardhshëm është Fondi për sigurim shëndetësor ta pranojë atë program dhe shpresojnë se deri në fund të vitit do të ketë rezultat pozitiv. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR