• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Me qeveri pro-evropiane si kjo tani, do të bëhemi anëtare e BE-së, konsideron Kovaçevski

Me qeveri pro-evropiane si kjo tani, do të bëhemi anëtare e  BE-së, konsideron Kovaçevski

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e BE-së. Me një Qeveri pro-evropiane ashtu siç e udhëheq LSDM-ja në një periudhë të shkurtër kohore deri në vitin 2030 do të jemi anëtare e BE-së, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme parlamentare duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.

Kovaçevski theksoi se sipas anketës së publikuar dje, 80 për qind të qytetarëve janë për anëtarësim në BE.

"Edhe më tej po lëvizim dhe atje do të jemi", tha kryeministri.

Sipas tij, deri më tani nuk kemi pasur një konkluzion më të qartë nga Këshilli e Evropës se sa ky që kemi tani. "Konkluzioni është një paragraf dhe thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut e ka përfunduar me sukses procesin e skriningut, mbetet që ta përfundoj obligimin e saj për amendamentet e Kushtetutës dhe pa vonesa dhe pa vendime shtesë, Këshilli Evropian cakton konferencën e dytë ndërqeveritare në të cilën hapin kapitujt. Është konkluzioni më i pastër që ka marrë vendi ynë në Bruksel dhe nuk ka kërkesa shtesë", përsëriti Kovaçevski para deputetëve.

Në këtë moment gjeopolitik, siç theksoi ai edhe ne i duhemi BE-së, sepse duhet stabilitet në kontinetin evropian në dritën e luftës e cila po zhvillohet në Ukrainë.

"Dhe tani është momenti për interesin e përbashkët kur BE-ja ka nevojë për ne, dhe kur ne kemi nevojë për atë", theksoi Kovaçevski i cili ishte decid se ky shans unik do të realizohet.

Duke iu referuar Planit të rritjes së BE-së tha se ky instrument për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor përbëhet nga dy miliardë euro grante dhe katër miliardë kredi koncesionare, të garantuara nga BE-ja dhe me norma më të ulëta interesi. Prej tyre, rreth një miliard euro mund të shfrytëzohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut. “Qëllimi i përbashkët me BE-në është që deri në prill të vitit 2024 të bëhet transferimi i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e reformave dhe përfshirjen në programe në të cilat nuk jemi përfshirë deri më tani”, tha ai.

Bllokadë nuk do të lejojmë, shtoi Kovaçevski duke theksuar se ata që do të bllokojnë do të duhet të shmangen nga rruga ose do të largohen nga qytetarët.

Kryeministri pasdite në Kuvend tha se inflacioni për një vit është ulur në 3 për qind nga 19 aq sa ishte vjet, paga neto në tetor arriti 39.000 denarë që është një rritje prej 18 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

"Dhe ne vetëm jo që e realizuam premtimin prej 500 euro pagë mujore, por e kemi tejkaluar për 150  euro një vit më herët se sa ishte premtuar, duke e bërë pagën mesatare për 300 euro më të lartë se në vitin 2016", tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu theksoi se para dhjetë ditësh me vendim të Qeverisë, 32.5 milionë euro janë rishpërndarë për 66 projekte nga 44 komuna. Kryetarët veçmë kanë nënshkruar marrëveshjet.

"Ata janë të holla të qytetarëve për qytetarët", tha Kovaçevski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR