• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me përfshirjen e reduktuar të vaksinës MRP rritet rreziku nga paraqitja e epidemisë së lisë

Me përfshirjen e reduktuar të vaksinës MRP rritet rreziku nga paraqitja e epidemisë së lisë

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA)- Në kushte të zvogëlimit botëror rreth përfshirjes me vaksinën MRP për dozën e parë nga 83 për qind dhe dozën e dytë nga 74 për qind që është larg nga 95 përqindëshit e nevojshme për arritjen e imunitetit kolektiv, rritet rreziku nga paraqitja dhe zgjerimi i epidemisë nga lia. Kjo, mes tjerash është thënë në brifingun e sotëm për gazetarë me punonjësit shëndetësorë.

Siç theksojnë nga Reparti për imunitet dhe vaksinim- sëmundjet e parandaluara në Institutin e Shëndetit Publik në vend, epidemia e fundit e lisë ishte në vitin 2019 me 1901 të sëmurë.

"Mbi 80,5 përqind nga personat e sëmurë në epidemi ishin të pavaksinuar, të vaksinuar jo plotësisht ose me status të panjohur vaksinimi. Epidemia përfundoi si rezultat i fushatës intensive të vaksinimit MRP me të cilën janë përfshirë 44.000 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, si masë më efektive kundër epidemisë. Atë vit, përfshirja me vaksinën MRP tejkaloi 93 përqind edhe për dozën e parë, edhe për të dytën. Por, më shumë vitin tjetër me fillim të pandemisë së Kovid-19, mbulimi i vaksinimit është në rënie për 63,0 për qind për dozën e parë dhe 68,5 për qind për dozën e dytë. Dy vitet e ardhshme vërehet një rritje modeste, duke arritur në 70.7 për qind për dozën e parë dhe 89.2 për qind për dozën e dytë në vitin 2022. Përfshirja e ulët gjatë dy viteve të fundit sjell rritjen e numrit të popullatës së pavaksinuar, të ndjeshme ndaj lisë", informojnë nga ky departament.

Fjalim të saj kishte edhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani.

Gjatë brifingut janë prezantuar të dhëna për situatën, përfshirjen dhe përfitimet e vaksinimit MRP në vend. ss/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR