• e hënë, 23 dhjetor 2024

Me marshin tradicional të çadrave të kuqe punonjëset e seksit shënuan fitoren e drejtësisë

Me marshin tradicional të çadrave të kuqe punonjëset e seksit shënuan fitoren e drejtësisë

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Punëtoret e seksit të udhëhequr nga kolektivi i parë i punonjësve të seksit në Ballkan, "STAR" dhe Shoqata e opsioneve për jetë të shëndetshme "HOPS" sot me Marshin e çadrave të kuqe tradicionalisht shënuan Ditën ndërkombëtare për ndalimin e dhunës ndaj punëtoreve të seksit, 17 Dhjetori.

Siç theksoi drejtoresha e përgjithshme e Shoqatës “HOPS” - Opsionet për jetë të shëndetshme Shkup, Hajdi Shterjova Simonoviq, ajo që ndryshon nga vitet e kaluara është se sivjet mbushen 15.353 ditë nga drejtësia pas aktvendimit të Gjykatës civile në favor të tyre.

"Këtë vit punëtorët e seksit më në fund realizuan drejtësinë për shkak të shkeljes së të drejtave të tyre nga institucionet", theksoi Shterjova Simonoviq dhe shtoi se herën e parë aktgjykimi është kthyer në vendim të deritashëm me çka Gjykata Themelore sërish ka konstatuar shkelje të së drejtës, me çka herën e dytë Gjykata e Apelit e ka pranuar aktgjykimin duke deklaruar se të drejtat e tyre nuk janë shkelur pa ofruar argumentim adekuat ligjor.

Ajo theksoi se kjo është pikërisht shkelja që ka konstatuar Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut duke konstatuar që katër aplikantëve, nga 13 vetëm katër kanë vazhduar në Gjykatën Evropiane, Ministria e Punëve të Brendshme ka shkelur të drejtat e tyre, por edhe se Gjykata e Apelit me këtë vetëm ka respektuar ankesën e MPB-së pa dhënë asnjë shpjegim, ka shkelur sërish të drejtat e tyre. Si rezultat i kësaj, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka vendosur për zhdëmtim prej 3.300 euro.

Siç vlerëson, "HOPS", "STAR" dhe të gjithë përkrahësit e tjerë të punëtoreve të seksit çdo vit punojnë për të dekriminalizuar punën e seksit. Qëllimi i tyre është që personat që merren me punë seksuale të jenë të barabartë para ligjit dhe para Kushtetutës në vend. 

null

Në marshin tre nga punonjëset e seksit në deklaratën për mediat kanë treguar përvojën nga mbrëmja e arrestimit, si dhe nga ecuria e gjykimit.

"Më vjen mirë që disa nga shtetet tjera mendojnë për ne. Kjo është hera e parë që ne si punëtore të seksit të fitojmë drejtësi", deklaruan ato. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR