• e shtunë, 23 nëntor 2024

Me kërkesë të Komunës së Tetovës u mbajt mbledhje për zgjidhjen e problemit me qentë endacak

Me kërkesë të Komunës së Tetovës u mbajt mbledhje për zgjidhjen e problemit me qentë endacak

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Me kërkesë të Komunës së Tetovës, në drejtim të zgjidhjes së përhershme të problemit me qentë endacak në këtë komunë, sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Nikollçe Babovski mbajti takim pune me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe me përfaqësues të Këshillit komunal.

Siç ishte theksuar në takimin në të cilin morën pjesë edhe zyrtarë nga Sektori i Mbrojtjes Shëndetësore të Kafshëve pranë AUV, për komunën e Tetovës zgjidhja e problemit me kafshët endacake është prioritet për të cilin Komuna dhe Këshilli tani kërkojnë zgjidhjen më të mirë dhe më të shpejtë në interes të mbrojtjes së qytetarëve. 

Sipas kryetarit dhe përfaqësuesve të Këshillit të Komunës, në interes të gjetjes së zgjidhjes më të mirë ligjore për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake, Komuna e Tetovës do t'i vërë në dispozicion të gjitha resurset . Përfaqësuesit e AUV-së shpjeguan në detaje mundësitë dhe kushtet që i ka komuna për ngritjen e një sistemi për strehimore, duke theksuar mundësinë që komuna ta bëjë atë në mënyrë të pavarur, apo ta organizojë atë me komunat fqinje. Gjithashtu u theksua se cilat kushte do të duhet të plotësohen për organizimin e stacionit për kafshët endacake, si dhe përgatitja e një programi dhe plani si kushte për ngritjen e një strehimoreje, për të cilën AUV shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për përgatitjen e tyre.

Në mbledhje u theksuan edhe kushtet të cilat Komuna dhe strehimorja e cila do të vendoset do të duhet t'i përmbushë nga aspekti i respektimit të dispozitave nga ligjet për mbrojtje shëndetësore dhe mirëqenie të kafshëve dhe akteve nënligjore të cilat dalin nga ato ndërsa të cilat kanë të bëjnë me punën e strehimores. fc/

Fotografia: AUV

QËNDRONI TË LIDHUR