• e martë, 24 dhjetor 2024

Me fjalimin hyrës të ministrit të Drejtësisë të Afrikës Jugore, filloi procesi kundër Izraelit në Hagë

Me fjalimin hyrës të ministrit të Drejtësisë të Afrikës Jugore, filloi procesi kundër Izraelit në Hagë

Hagë, 11 janar 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë së Afrikës Jugore, Ronald Ramola e tha fjalën hyrëse para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, me çka filloi procesi i nisur nga Republika e Afrikës Jugore kundër Izraelit me të cilin kërkohet ndërprerje urgjente të konfliktit në Gazë. Padia nga RAJ përmban edhe akuza për gjenocid të kryer nga ana e Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë.

Në debatin i cili po vijon, RAJ kërkon nga Gjykata që të veprojë "që ta mbrojë popullin palestinez nga dëmi i mëtutjeshëm, serioz dhe i pariparueshëm sipas Konventës për gjenocid, e cila vazhdon të shkilet pa u ndëshkuar". 

"Duke shtrirë duart tona drejt popullit të Palestinës, ne e bëjmë këtë me vetëdije të plotë se jemi pjesë e njerëzimit". Këto ishin fjalët e presidentit tonë themelues, Nelson Mandela, kjo është fryma në të cilën RAJ iu afrua Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit në vitin 1998", tha ai. "Dhuna dhe shkatërrimi në Palestinë dhe Izrael nuk nisi më 7 tetor 2023", kujtoi Lamola, transmeton REL.

"Palestinezët po përpejtojnë shtypje dhe dhunë sistematike gjatë 76 viteve të kaluara, më 6 tetor të vitit 2023 dhe çdo ditë nga 7 tetori i vitit 2023", tha ai.

Adila Hasim, e cila e përfaqëson rastin e RAJ, tha se ky është "rast që e thekson vetë thelbin e humanizmit tonë të përbashkët siç është theksuar në preambulën e Konventës për Gjenocid".

"Republika e Afrikës së Jugut pretendon se Izraeli ka shkelur nenin 2 të Konventës duke kryer akte që bien në përkufizimin e gjenocidit. Veprimet tregojnë modele sistematike të sjelljes nga të cilat mund të konkludohet gjenocidi", shtoi ajo.

Që nga sulmi i Hamasit i 7 tetorit në të cilin ishin vrarë të paktën 1.200 njerëz, në sulmet izraelite u vranë më shumë se 23.000 palestinezë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi. Shumica e palestinezëve të vrarë, pra 70 për qind, janë gra dhe fëmijë.

Agjencia e KB-së për Refugjatët e Palestinës (UNRWA) ka vlerësuar se 1,9 milionë njerëz janë zhvendosur nga lufta në Gazë, që është gati 85 për qind e popullsisë, ndërsa dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar.

Në aplikacionin me shkrim prej 84 faqeve në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, RAJ thekson: "Lëshimet e Izraelit, për të cilat ankohet  Afrika Jugore janë nga karakteri gjenocid sepse kanë për qëllim të sjellin deri në shkatërrimin e pjesës së dukshme nga grupi palestinez nacional, racor dhe etnik.

Rastet për të vërtetuar gjenocidin mund të zgjasin me vite, por RAJ po i kërkon Gjykatës që të zbatojë shpejt masat e përkohshme dhe "të urdhërojë Izraelin të ndalojë vrasjen dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda mendore dhe fizike të popullit palestinez në Gazë".

Kërkesa, gjithashtu, bën thirrje për ndërprerje të kufizimeve për dërgesë të ndihmës, si dhe ndalesë të direktivave izraelite për evakuim. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR