Me dy dronë është duke u kërkuar shoferi i “audios”- që ra dje në lumin Vardar
- Ekipet e SPB Shkup dhe Departamenti për Operacione Speciale të Policisë me kontroll fizik dhe kontroll me dy dronë nga NJSA Tigër dhe Njësiti për shpërndarje të shpejtë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e personit që ka vozitur automjetin “Audi” i cili dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashçe.
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Ekipet e SPB Shkup dhe Departamenti për Operacione Speciale të Policisë me kontroll fizik dhe kontroll me dy dronë nga NJSA Tigër dhe Njësiti për shpërndarje të shpejtë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e personit që ka vozitur automjetin “Audi” i cili dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashçe.
Siç kumtoi sot MPB-ja, më 02 janar 2025, rreth orës 16:00, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj - fshati Rashçe, një automjet i udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar.
Në vendngjarje janë nisur menjëherë nëpunësit policor, Ndihma urgjente mjekësore dhe prokurori publik.
Rreth orës 21:00, nëpunësit policor nga NJSA Tigër kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec i Shkupit. Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dhënë për obduksion.
Në aksident ka pësuar lëndime trupore një fëmijë katër vjeçarë, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ndërsa po kërkohet A.A (56) nga fshati Gërçec, i cili sipas të afërmve , ka qenë në automjet para se të dalë nga rruga.
Në vendin e aksidentit është kryer mbikëqyrje nga ana e prokurorit publik dhe ekipit inspektues nga SPB Shkup. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s