• e martë, 24 dhjetor 2024

Me avancimin e sistemit do të sigurojmë një standard më të mirë jetese, aktivitet ekonomik dhe hapje të ekonomisë, thotë kryeministri

Me avancimin e sistemit do të sigurojmë një standard më të mirë jetese, aktivitet ekonomik dhe hapje të ekonomisë, thotë kryeministri

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) -  Në pjesën e transparencës, sundimit të së drejtës dhe demokracisë në shtet dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend nga viti në vit po bëhen hapa, veçanërisht në pesë vitet e fundit, që e tregojnë edhe renditjen e Maqedonisë së Veriut nga ana e institucioneve ndërkombëtare, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se edhe krahas arritjeve të deritanishme gjithmonë ekzistojnë mundësi dh ekziston nevojë për përparim, në ç'rast duhet të llogaritet në luftën kundër krimit dhe korrupsioit ka kompetenca të ndara ndërmjet pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, që është e pavarur në funksionimin e vet dhe ashtu edhe duhet të mbetet.

 "Nëse i shikojmë treguesit e MPB-së për numrin e rastet të zbuluara kriminale nga viti në vit, mund të shihet se në të vërtetë ka përparim në atë pjesë. Vetëm gjatë vitit të kaluar kemi hapur 120 raste nga ana e MPB-së në të cilat ka aktivitete korruptive. E gjithë kjo kontribuon për përparimin  dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në shtet, në përparimin e sundimit të së drejtës dhe në përparimin e rezistencës dhe të efikasitetit të institucioneve", theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se në Qeveri tashmë po bisedohet për konceptin për veting në të gjitha institucionet pa përjashtim, i cili do të tregonte se cilët janë ata individë të përzier në aktivitetet korruptive. 

 "Nuk mund të gjeneralizojmë institucione të tëra dhe të gjithë sistemin me një vlerësim të vetëm, sepse nl fund të ditës në çdo sistem ekzstojnë individë, disa prej të cilëve e kryejnë punën e tyre në nivel të lartë, megjithatë dhe një pjesë nuk e kryejnë në nivelin e dëshiruar dhe puna e tyre apo duhet të avancohet apo të zëvendësohen me të tjerë. Të gjitha këto janë aktivitete të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i bën, ndërkaq dhe në realizimin e të cilave kemi ndihmë të madhe edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja", tha Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri kushtzar dialogut strategjik me SHBA-në. 

Ai theksoi se në dialogun strategjik me SHBA-në pikërisht njëra ndër temat kyçe është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat gjithashtu janë të përfshira edhe me skriningun me BE-në. 

 Kovaçevski theksoi se vendi synon ndaj përparimit të sistemit të funksionimit të institucioneve në të gjitha fushat, si sudimi i së drejtës, liria e tregtisë, liritë ekonomike dhe demokracia, sepse kjo kontribuon ndaj përparimit të standardit të jetesës së qytetarëve, ndaj aktivitetit më të madh ekonomik dhe hapjes së ekonomisë, hapjen e më shumë vendeve të punës, mbajtjen e fuqisë punëtore në shtet, ndërkaq dhe tërheqjen e fuqisë punëtore tjetër në shtet sipas shembullit të vendeve më të zhvilluara në botë. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR