• e martë, 07 prill 2026

Mbyllen 13 institute shkencore, 13 të tjera nën monitorim të fuqishëm

Mbyllen 13 institute shkencore, 13 të tjera nën monitorim të fuqishëm

Shkup, 13 maj 2025 (MIA) - Janë mbyllur gjithsej 13 institute shkencore, ndërsa 13 të tjera janë nën monitorim të rreptë dhe mbetet të shihet se sa prej tyre do të mbyllen. Është mbyllur edhe një lëmi mjekësore, do të mbyllet dhe një tjetër, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Jasnevska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas panelit në kuadër të Samitit "Maqedonia 2025", Janevska ka thënë se është fshehtësi publike marrja e diplomave të falsifikuara dhe të pamerituara. Në raste të tilla, siç theksoi ajo, “të dyja palët janë pjesëmarrëse dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për kryerjen e veprës penale”.

null

"Është sekret publik, njerëzit flasin hapur kur janë në një rreth privat, se kanë fituar diploma të tilla, por siç thashë, vështirë të provohet se njëra ose pala tjetër është pjesëmarrëse, të dyja palët duhet të përgjigjen, është një vepër kriminale. Por meqenëse është edhe sekret publik dhe meqenëse kemi instrumente me të cilat mund të kontrollojmë cilësinë e arsimit në institucione të caktuara të arsimit të lartë, ne e bëjmë këtë. Ka paqartësi në Ligj, ka gjëra në të kaluarën që nuk janë bërë, për shembull vlerësimet nga Agjencia për cilësinë në arsimin e lartë. Që të mund të mbyllim procesin, duhet të bëjmë ndryshime në ligjet për arsimin e lartë, për aktivitetin kërkimor shkencor, për inovacionet,... Atë që na lejon Ligji për shkencën atë e zbatojmë. Mund që ligjërisht të mbyllim dhe kemi mbyllur 13, derisa 13 të tjera janë nën monitorim të rreptë. Do të shohim se sa prej tyre do të mbyllen. Mbyllëm një lëmi mjekësore, tani do të mbyllim një tjetër. Ende jemi duke e përfunduar procesin, sepse nuk dua që procedura të mos jetë si duhet. Do ta kompletojmë dhe do të vazhdojmë në atë drejtim në të ardhmen", ka thënë Janevska.

Sipas saj, kur filluan inspektimet dhe mbylljet, një numër i caktuar i instituteve vetë kanë paraqitur kërkesë për mbyllje.

"Ata ishin të vetëdijshëm se nuk i plotësonin kushtet dhe i mbyllëm", thekson Janevska.

foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR