• e hënë, 23 dhjetor 2024

MBP: Arrestohen tre punëtorë ndërtimorë që punonin në Sallën universale në momentin e shpërthimit të zjarrit

MBP:  Arrestohen tre punëtorë ndërtimorë që punonin në Sallën universale në momentin e shpërthimit të zjarrit

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - MPB-ja sot kumtoi se janë arrestuar tre puntorë, të cilët kanë kryer detyrat e punës në momentin e shpërthimit të zjarrit në Sallën univesale në Shkup.

"Lidhur me zjarrin, në SP Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e zjarrit kanë kryer detyra pune. Ata janë B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Policia kumtoi se sot rreth orës 09:45 në SPB Shkup është raportuar se në Sallën universale në Shkup ka shpërthyer zjarr. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës për mbrojtje nga zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11:30.

Siç thuhet në kumtesë, me automjet të emergjencës mjekësore në Klinikën për toksikologji janë dërguar dy persona E.S. (48) dhe A.T. (41) për shkak të thithjes së tymit.

Nga ana e ekipit të EVN-së, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në të gjithë rrethinën e sallës, me ç'rast në rrugën “Petar Pop Arsov” në ashensorin e pallatit janë ngujuar dy femra, të cilat janë nxjerrë nga ana e Njësisë së policisë intervenuese. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR