• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Në kabinetin e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, filloi seanca e Këshillit të Sigurisë ku në rend të ditës janë gjendja e sigurisë në shtet dhe rajonin euroatlantik.

Siç kumtoi kabineti i shefit të shtetit, në këtë seancë të 19-të, që mbahet në vilën "Vodno'', krahas anëtarëve të Këshillit të sigurisë, marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Zarko Milloshevski dhe drejtori i Agjencisë për zbulim, Erold Musliu.

Trupin tetëanëtarësh e përbëjnë: kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor i Fakultetit Juridik të Universitetit “Shën. Cirili dhe Metodi” dhe profesori në Universitetin e Evropës Juglindore, Veton Latifi.

Pas seancës nuk janë paraparë deklarata për konkluzionet e seancës, Kabineti i Pendarovskit do të informojë me kumtesë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR