• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mbledhje e KQ-së: LSDM do t'i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për sigurim të drejtësisë dhe përgjegjësisë joselektive për tragjedinë në Koçan

Mbledhje e KQ-së: LSDM do t'i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për sigurim të drejtësisë dhe përgjegjësisë joselektive për tragjedinë në Koçan

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - LSDM do t'i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat për sigurim të drejtësisë dhe përgjegjësisë joselektive për tragjedinë në Koçan, u konkludua mbrëmë në mbledhjen e Këshillit qendror të LSDM-së ku u bisedua për gjendjet aktuale pas tragjedisë më të rëndë në të cilën u shuan 59 jetë.

Me një minutë heshtje, anëtarë e organit më të lartë të LSDM-së i nderuan viktimat nga tragjedia në Koçan dhe bashkëndjenë me dhimbjen dhe pikëllimin e familjeve të tyre.

"Rjedha e deritanishme e hetimit tregon se po zhvillohet në mënyrë seektive dhe është kahlzuar vetëm drejt të kaluarës, vetëm ndaj ish-funksionarëve dhe nëpunësve përderisa fare nuk janë përfshirë funksionarët dhe nëpunësit aktual, edhe pse ishin në funkione në ditën kur ka ndodhur tragjedia", u konkludua në Këshillin qendror të LSDM-së.

Nga LSDM theksojnë se selektiviteti nuk është drejtësi, por padrejtësi dhe e thellon mosbesimin e qytetarëve në institucionet dhe në jurisprudencën.

Në atë drejtim, siç ceket në kumtesë, LSDM do t'i përdorë të gjithë mekanizmat institucional dhe demokratik, përfshirë edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përmes Komisionit anketues në një moment adekuat, për konstatimin e fakteve, por edhe përgjegjësinë politike për tragjedinë që ndodhi në Koçan.

Lidhur me zgjehdjet e brendshme partiake për Kryetar të LSDM-së, të cilat u shtynë për shkak të tragjedisë në Koçan, Këshilli qendror solli vendim që të mbahen më 6 prill.

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR