• e martë, 24 dhjetor 2024

Mbledhje e Gjykatës Kushtetuese

Mbledhje e Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e 23-të në të cilën mes tjerash do ta shqyrtojë edhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për planifikim urbanistik, nismë e ngritur nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Me ndryshimet, siç konfirmoi dorëzuesi i nismës, futet një kategori e re, përkatësisht një projekt urbanistik për ndërtime nga interesi strategjik me ç'rast duke parashikuar rregulla të reja për përpunimin dhe dorëzimin e të njëjtës, si dhe vërtetimi i rregullave të ndryshme nga ato ekzistuese për procesin e miratimit të projekteve urbanistike citon parashtruesi. Konfirmohet se me ndryshimet ligjvënësi synon të anashkalojë rregullat për përpunimin dhe miratimin e projekteve urbanistike duke anashkaluar plotësisht fazat e procesit të miratimit.

Përveç kësaj, do të shqyrtohen edhe disa nene të ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave të cilat edhe për Rregulloren e standardeve për biodegradueshmëri të cilat duhet t'i mbushin qeset për mbajtjen e mallrave, mënyra e lëshimit në treg të qeseve të biodegradueshme për tregtarët, si dhe forma dhe përmbajtja e formularit për mbajtjen e evidencës dhe neni 1 i Rregullores për ndryshimin e rregullores së theksuar.

Sipas bartësit të nismës - Shoqata "Më pak plastikë" nga Shkupi, me miratimin e dispozitave kontestuese nga rregullorja, ministri i cili udhëheq me Mjedisin Jetësor doli jashtë kompetencave të tij sepse ka filluar të përcaktojë qeset për bartjen e mallrave në atë mënyrë që ndryshon fushëveprimin e përjashtimit. Gjegjësisht, sipas parashtruesve të kërkesës, është ndërhyrë në përkufizimin e qeseve për bartje të mallrave, dhe siç qëndron në dispozitat kontestuese, ato përkufizohen si qese me trashësi muri prej 15 deri në 50 mikron, në vend të qeseve mbi 15 mikronë. Thuhet se në dispozita kontestohet se ministri nuk ka marrë autorizim nga Kuvendi për të përcaktuar gamën e qeseve të biodegradueshme për bartjen e mallrave për të cilat do të përcaktohen standardet e biodegradueshmërisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR