Mbi një milion shikues në Ju Es 2024
- Mbi një milion tifozë klauan nëpër dyert e Qendrës nacionale të tenisit Billli Xhin King në Nju-Jork, gjatë tre javëve të kualifikimeve dhe fazës kryesore të Ju Es Open, që është rekord në historinë e gjatë të turneve gren-slem në Nju-Jork, kumtoi sot Asociacioni amerikan i tenisit (USTA).
- Post By Arta Bunjaku
- 13:01, 9 shtator, 2024
Mju-Jork, 9 shtator 2024 (MIA) - Mbi një milion tifozë klauan nëpër dyert e Qendrës nacionale të tenisit Billli Xhin King në Nju-Jork, gjatë tre javëve të kualifikimeve dhe fazës kryesore të Ju Es Open, që është rekord në historinë e gjatë të turneve gren-slem në Nju-Jork, kumtoi sot Asociacioni amerikan i tenisit (USTA).
Numri rekord i bliteave të shitura, 1.048.669, paraqet rritje prej 8 për qind në rpaort me vitin 2023 dhe përfshijnë 832.640 vizitorë gjatë dy javëve të ndeshjeve kryesore.
Gren - slemi përfundimtar në këtë sezon përfundoi mbrëmë me triumfin e tenistit të parë në botë, Janik Siner. Italiani në finale triumfoi ndaj tenistit amerikan Tejllor Fric (12, ATP) me 3-0 në sete. Një ditë më parë, titullin në konkurrencën e femrave e fitoi bjellorusja Atina Sabalenka. ab
Foto: Fejsbuk